Bismilah...

Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Sherhu ed-Durri en-Nedid fi Ikhlasi Kelimeti et-Teuhid, mësimi 10-të

 

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses, pyetësi thotë: "Një nxënës dije në një libër të tij thotë 'Kush shkon te varri i një të vdekuri dhe i kërkon atij ndërmjetësim, pa i dedikuar atij ndonjë adhurim, kjo nuk quhet shirk dhe se për këtë çështje dijetarët kanë mospajtime." 

Shejkhu: Ky është adhurim o vëllai im! Ky është adhurim! Të shkosh tek i vdekuri dhe t'i kërkosh atij ndërmjetësim, ky është adhurim. Si mund të thotë se ai nuk i dedikon atij asnjë adhurim. Kjo është kontradiktore.  

Pyetësi: Këtë gjë ai ia atribuon Shejkhul Islam Ibën Tejmijes. 

Shejkhu: Gënjeshtar! Gënjeshtar i poshtër! Shejkhul Islam Ibën Tejmijeh e ndalon këtë gjë. Në këtë kohë çdo gjë i mvishet Shejkhul Islamit. E nëse do t'i hetonim ata, do të zbulonim se shumica e tyre janë gënjeshtarë! Ngaqë ata e shikojnë se Shejkhu ka pozitë dhe nëse e përmendin Shejkhul Islamin, njerëzit nënshtrohen dhe pranojnë. Ata me këtë kanë për qëllim që njerëzit t'u besojnë atyre, prandaj i thonë: ka thënë Shejkhul Islam. 

 

Përktheu: Servet Mata