Bismilah...

Ka njerëz që thonë: “Shirk është adhurimi i idhujve! Vetëm adhurimi i idhujve!”

Po! Adhurimi i idhujve është shirk! Por t’u lutesh njerëzve të mirë dhe të devotshëm, të kërkosh ndihmë nga ata gjatë vështirësive dhe të kërkosh ndihmë nga të vdekurit, edhe këto janë shirk.

Në këtë gjendje janë shumë nga ata që i atribuohen Islamit. T’i madhërosh varret, të kërkosh bereqet nga varret dhe t’i vizitosh varret me qëllim që ato të sjellin dobi dhe të t’i largojnë dëmet, ky është shirk i madh, sepse janë adhurime që i dedikohen dikujt tjetër përveç Allahut.

 

💻Përktheu: Jeton Shasivari