Njëherë, mbajta një ligjëratë në Afrikë në një fshat që gjendej në xhungël. Njëri m’u drejtua dhe më tha: “Mos na e pështjello fenë tonë! Ne kemi mësuar nga dijetarët tanë se Allahu nuk ka vend.”
Unë i thashë: “A beson në Isranë?”
Ai më tha: “Po!”
Unë i thashë: “Ku udhëtoi Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, në natën e Israsë?”
Ai më tha: “Nga Mekkeja për në Bejtul-Makdis.”
Unë i thashë: “A beson në Miraxh?”
Ai më tha: “Po!”
Unë i thashë: “Ku u ngrit në natën e Miraxhit?”
Ai më tha: “Lart në qiell.”
Unë i thashë: “Në rregull! Nëse Allahu nuk paska vend, atëherë pse Pejgamberi u ngjit në qiell?”
O Shejkhu jonë, aq sa flet muri, aq foli edhe ai. Pra, heshti. S’kishte mundësi të kundërpërgjigjej!
Pas kësaj, një njeri i thjeshtë më tha: “Pasha Allahun! Unë besoja njësoj si ky! Nëse Allahu nuk është lart, atëherë pse Pejgamberi u ngjit në qiell?”
Unë i thashë: “A do të të jap edhe një argument tjetër?”
Ai më tha: “Cili është ai?”
Unë i thashë: “Çfarë thua kur je në sexhde?”
Ai më tha: “Unë them: ‘I Pastër nga çdo mangësi është Zoti im, më i Larti?’
Unë i thashë: “Në rregull! Pse thua kur bën sexhde “Subhaane Rabbijel-E’ala", pastaj kur përfundon namazin thua: “O Vehabist, mos thuaj se Allahu është lart!”
Ai më tha: “Pasha Allahun! Më mjafton argumenti i parë për Miraxhin.”
Akideja jonë, o Shejkhu ynë, përputhet për natyrshmërinë e Muslimanit.
Përktheu: Jeton Shasivari