Bismilah...

Autor: Abdul-Aziz ibën Baz (1420 h.)

Burimi: Mexhm’ul Fetaua ue Mekalaat Muteneu’iah, vëll. 8, fq. 144

 

 

Pyetje: Cili është shërimi për atë që është prekur me magji, apo atij që i kanë bërë magji që të urrejë bashkëshortin (es-sarf) apo ta dojë atë (el-‘atf)? Si mund të shpëtojë besimtari nga këto gjëra dhe mos ta dëmtojë vepra e magjistarit? A ka ndonjë lutje apo dhikër nga Kurani dhe Sunneti për këtë gjë?

 

Përgjigje: Për këtë ekzistojnë disa metoda të shërimit:

Së pari: Të shikohet tek ajo që ka bërë magjistari. Nëse merret vesh se ai ka vendosur flokë në një vend të caktuar, ose i ka vendosur në krehër, ose në diçka tjetër. Nëse merret vesh se ai e ka vendosur në një vend të caktuar, atëherë ajo merret, pastaj digjet dhe prishet. Kështu shkatërrohet dhe prishet ajo që ka dashur të bëjë magjistari.

Së dyti: Nëse zbulohet magjistari, ai duhet të detyrohet që ta prishë magjinë që e ka bërë.  Atij i thuhet: ose prishe atë që e ke bërë ose të hiqet koka. Pastaj, nëse e prish magjinë, atë e vret udhëheqësi, ngase magjistari vritet pa mos i kërkuar që të pendohet duke u bazuar në mendimin e saktë të dijetarëve, siç e ka bërë këtë ‘Umeri – Allahu i Lartësuar qoftë i kënaqur me të. Është transmetuar nga i Dërguari i Allahut – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – i cili ka thënë:

حَدُّ السَّاحِرِ ضَرْبه بِالسَّيْفِ

“Dënimi i magjistarit është ekzekutimi i tij me heqje koke.”

Hafsah, Nëna e Besimtarëve – Allahu i Lartësuar qoftë i kënaqur me të –, kur mori vesh se shërbëtorja e saj bënte magji, e vrau atë.

Së treti: Leximi i Kuranit dhe lutjeve profetike. Vërtet leximi ka ndikim të madh në largimin e magjisë; i lexon atij që është i prekur me magji, ose i lexohet Ajetul-Kursij në një enë (me ujë), ose i lexohen ajetet për magjinë që janë në suren el-‘Araf, Jusuf, Ta-Ha, si dhe bashkë me këto të lexohen surja el-Kafirun, surja el-Ikhlas, surja el-Felek dhe surja en-Nas, dhe të lutet për të për shërim dhe mirëqenie, sidomos lutjet e sakta që janë transmetuar nga Pejgamberi – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –:

اللَّهُمَّ أَذْهِبِ الْبَأْسَ رَبَّ النَّاسِ وَاشْفِ فَأَنْتَ الشَّافِي لاَ شِفَاءَ إِلاَّ شِفَاؤُكَ شِفَاءً لاَ يُغَادِرُ سَقَمًا

“O Allah! Largoje këtë dëm dhe shëroje atë, o Zoti i njerëzve. Ti je Shëruesi, nuk ka shërim përveç shërimit Tënd, shërim i cili nuk le asnjë sëmundje.”

Po ashtu, një prej lutjeve me të cilën Xhibrili i bëri rukje (ia lexoi) Pejgamberit – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –, është kjo:

بِسْمِ اللَّهِ أَرْقِيكَ مِنْ كُلِّ شَىْءٍ يُؤْذِيكَ مِنْ شَرِّ كُلِّ نَفْسٍ أَوْ عَيْنٍ أَوْ حَاسِدٍ اللَّهُ يَشْفِيكَ بِسْمِ اللَّهِ أَرْقِيكَ

“Me Emrin e Allahut, po të bëj rukje nga çdo gjë që të bën dëm ty, nga sherri i çdo shpirti, apo syri të keq, apo ziliqari. Allahu të shëroftë. Me Emrin e Allahut po të bëj rukje.”

E përsërit këtë tre herë.

Po ashtu, lexon suren “Kul Hu-uAllahu Ehad,” dhe suret Felek dhe Nas. Këto i lexon nga tre herë.

Po ashtu, metodë tjetër e shërimit është: leximi i këtyre sureve në ujë dhe ai që është i prekur me magji, të pijë nga ai ujë dhe të lahet me ujin e mbetur një herë apo më shumë, sipas nevojës. Kështu, magjia do të hiqet me lejen e Allahut të Lartësuar.

Këtë e kanë përmendur dijetarët – Allahu i mëshiroftë –, siç është Shejkh Abdu-Rrahman bin Hasen – Allahu e mëshiroftë –, në librin e tij “Fet-hul Mexhid Sherh Kitabi Teuhid,” në kapitullin, “Babu ma xhae fi Nushrah.” Po ashtu, edhe dijetarët tjerë e kanë përmendur këtë.

Së katërti: Merren shtatë gjethe të gjelbra të Sidrit, copëtohen, vendosen në ujë dhe lexohen ajetet, suret dhe lutjet që u përmendën më sipër, dhe i prekuri me magji pi prej këtij uji dhe lahet me të. Gjithashtu, kjo është e dobishme për shërimin e personit i cili nuk mund të bëjë marrëdhënie intime me gruan e tij (për shkak të magjisë). Pra, merren shtatë gjethe të gjelbra të Sidrit dhe vendosen në ujë, dhe lexohen në ujë ato që u përmendën më lartë, pastaj ai pi dhe lahet nga ai ujë. Kjo bën dobi me lejen e Allahut të Madhëruar e të Lartësuar.

Ajetet që lexohen në ujë dhe në gjethet e gjelbra të Sidrit për sa u përket atyre që u është bërë magji apo atij që nuk mund të bëj marrëdhënie me gruan e tij, janë:

1. Leximi i el-Fatihasë.

2. Leximi i Ajetul-Kursij që është në suren el-Bekare, e ajo është:

﴿اللَّـهُ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ لَا تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلَا نَوْمٌ لَّهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ مَن ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِندَهُ إِلَّا بِإِذْنِهِ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلَا يُحِيطُونَ بِشَيْءٍ مِّنْ عِلْمِهِ إِلَّا بِمَا شَاءَ وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَلَا يَئُودُهُ حِفْظُهُمَا وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ﴾

“Allahu është Ai i Cili nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij. Ai është i Gjalli i Përhershëm, Ai i Cili nuk ka nevojë për asnjë. Atë nuk e kaplon as dremitja e as gjumi. E Tij është gjithçka çfarë ka në qiell dhe në tokë (është nën zotërimin e Tij). Asnjë krijesë nuk mund të ndërmjetësojë tek Ai, përveç se me Lejen dhe Dëshirën e Tij. Dija e Tij përfshin gjithçka dhe askush nuk mund të dijë diçka prej dijes së Tij, përveç asaj që Ai dëshiron që t'ua mësojë. Gjerësia e Kursijjit të Tij përfshin qiejt dhe tokën. Dhe Atë nuk e rëndon aspak mbajta dhe mbikëqyrja e qiejve dhe tokës dhe çfarë ka në to. Dhe Ai është më i Larti, Madhështori.” [el-Bekareh, 255]

3. Leximi i disa ajete të sures el-‘Araf, e ato janë Fjalët e të Lartësuarit:

قَالَ إِن كُنتَ جِئْتَ بِآيَةٍ فَأْتِ بِهَا إِن كُنتَ مِنَ الصَّادِقِينَ ﴿١٠٦﴾ فَأَلْقَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ ثُعْبَانٌ مُّبِينٌ ﴿١٠٧﴾ وَنَزَعَ يَدَهُ فَإِذَا هِيَ بَيْضَاءُ لِلنَّاظِرِينَ ﴿١٠٨﴾ قَالَ الْمَلَأُ مِن قَوْمِ فِرْعَوْنَ إِنَّ هَـٰذَا لَسَاحِرٌ عَلِيمٌ ﴿١٠٩﴾ يُرِيدُ أَن يُخْرِجَكُم مِّنْ أَرْضِكُمْ ۖ فَمَاذَا تَأْمُرُونَ ﴿١١٠﴾ قَالُوا أَرْجِهْ وَأَخَاهُ وَأَرْسِلْ فِي الْمَدَائِنِ حَاشِرِينَ ﴿١١١﴾ يَأْتُوكَ بِكُلِّ سَاحِرٍ عَلِيمٍ ﴿١١٢﴾ وَجَاءَ السَّحَرَةُ فِرْعَوْنَ قَالُوا إِنَّ لَنَا لَأَجْرًا إِن كُنَّا نَحْنُ الْغَالِبِينَ ﴿١١٣﴾ قَالَ نَعَمْ وَإِنَّكُمْ لَمِنَ الْمُقَرَّبِينَ ﴿١١٤﴾ قَالُوا يَا مُوسَىٰ إِمَّا أَن تُلْقِيَ وَإِمَّا أَن نَّكُونَ نَحْنُ الْمُلْقِينَ ﴿١١٥﴾ قَالَ أَلْقُوا ۖ فَلَمَّا أَلْقَوْا سَحَرُوا أَعْيُنَ النَّاسِ وَاسْتَرْهَبُوهُمْ وَجَاءُوا بِسِحْرٍ عَظِيمٍ ﴿١١٦﴾  وَأَوْحَيْنَا إِلَىٰ مُوسَىٰ أَنْ أَلْقِ عَصَاكَ ۖ فَإِذَا هِيَ تَلْقَفُ مَا يَأْفِكُونَ ﴿١١٧﴾ فَوَقَعَ الْحَقُّ وَبَطَلَ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ ﴿١١٨﴾ فَغُلِبُوا هُنَالِكَ وَانقَلَبُوا صَاغِرِينَ ﴿١١٩﴾ وَأُلْقِيَ السَّحَرَةُ سَاجِدِينَ ﴿١٢٠﴾ قَالُوا آمَنَّا بِرَبِّ الْعَالَمِينَ ﴿١٢١﴾ رَبِّ مُوسَىٰ وَهَارُونَ ﴿١٢٢﴾

(Faraoni) tha: “Në qoftë se ke ardhur me argument të qartë (për atë që pretendon), nxirre në shesh atë, nëse vërtet je prej atyre që flasin drejt.” Atëherë Musai hodhi shkopin e tij dhe ç’të shihje! Gjarpër i vërtetë! Nxori dhe dorën e tij. E ç’të shihje! Ishte e bardhë (e ndriçuar) në sy të gjithëve. Krerët e popullit të Faraonit thanë: “Me të vërtetë ky qenka një magjistar i  përkryer.” Ai do t’ju nxjerrë nga toka juaj. Atëherë çfarë këshille jepni?”  Ata thanë: “Shtyjani afatin atij dhe vëllait të tij dhe dërgoni lajmëtarë në gjithë qytetet për të mbledhur (magjistarë) dhe që të sjellin para teje gjithë magjistarët më të ditur.” Dhe kështu erdhën magjistarët te Faraoni, (dhe) thanë: “Padyshim që për ne do të ketë një shpërblim të mirë nëse ne fitojmë.” (Faraoni) u tha: “Po! Madje edhe më shumë se kaq, ju do të jeni më të afërmit tek unë!” Ata (magjistarët) thanë: “O Musa (je i lirë të zgjedhësh): ose do të hedhësh ti i pari ose do të hedhim ne?” Ai (Musai u) tha: “Hidhni ju (të parët).” Kështu, kur ata hodhën (magjinë e tyre), ata u bënë magji  syve të njerëzve (që nuk ishte realitet) dhe i frikësuan ata. Dhe vërtet ata paraqitën një magji marramendëse (iluzion për shqisat). Dhe Ne e mësuam Musain (duke i thënë): “Hidhe ti shkopin tënd,” kur ç’të shohësh! Ai i gëlltiti menjëherë gjithë magjitë mashtruese që ata trilluan (për sytë e njerëzve). Kështu u dëshmua e vërteta dhe gjithçka që ata punuan u asgjësua plotësisht. Në këtë mënyrë ata (magjistarët) u mundën atje dhe u kthyen të poshtëruar. Dhe magjistarët ranë në sexhde. Ata thanë: “Ne besojmë në Zotin e çdo gjëje, Zotin e Musait dhe të Harunit.” El-‘Araf, 106 - 122

4. Leximi i ajeteve në suren Junus, e ato janë Fjalët e të Lartësuarit:

وَقَالَ فِرْعَوْنُ ائْتُونِي بِكُلِّ سَاحِرٍ عَلِيمٍ ﴿٧٩﴾ فَلَمَّا جَاءَ السَّحَرَةُ قَالَ لَهُم مُّوسَىٰ أَلْقُوا مَا أَنتُم مُّلْقُونَ ﴿٨٠﴾ فَلَمَّا أَلْقَوْا قَالَ مُوسَىٰ مَا جِئْتُم بِهِ السِّحْرُ ۖ إِنَّ اللَّـهَ سَيُبْطِلُهُ ۖ إِنَّ اللَّـهَ لَا يُصْلِحُ عَمَلَ الْمُفْسِدِينَ ﴿٨١﴾ وَيُحِقُّ اللَّـهُ الْحَقَّ بِكَلِمَاتِهِ وَلَوْ كَرِهَ الْمُجْرِمُونَ ﴿٨٢﴾

“Ndërsa Faraoni tha: “M’i sillni të gjithë magjistarët e aftë.” Dhe kur erdhën magjistarët, Musai u tha: “Hidhni në shesh çfarë doni të hidhni!” Pastaj kur ata i nxorën në shesh të tyret, Musai u tha: “Ajo që ju keni sjellë është magji, Allahu padyshim që do ta asgjësojë atë. Vërtet që Allahu nuk e bën të dobishme punën e zullumqarëve. Allahu do ta shfaqë të vërtetën me Fjalët e Tij, edhe në qoftë se këtë e urrejnë kriminelët.” Junus, 79 – 82.

5. Leximi i ajeteve në suren Ta-Ha, e ato janë Fjalët e Tij – të Madhëruarit e Lartësuarit –:

قَالُوا يَا مُوسَىٰ إِمَّا أَن تُلْقِيَ وَإِمَّا أَن نَّكُونَ أَوَّلَ مَنْ أَلْقَىٰ ﴿٦٥﴾ قَالَ بَلْ أَلْقُوا ۖ فَإِذَا حِبَالُهُمْ وَعِصِيُّهُمْ يُخَيَّلُ إِلَيْهِ مِن سِحْرِهِمْ أَنَّهَا تَسْعَىٰ ﴿٦٦﴾ فَأَوْجَسَ فِي نَفْسِهِ خِيفَةً مُّوسَىٰ ﴿٦٧﴾ قُلْنَا لَا تَخَفْ إِنَّكَ أَنتَ الْأَعْلَىٰ ﴿٦٨﴾ وَأَلْقِ مَا فِي يَمِينِكَ تَلْقَفْ مَا صَنَعُوا ۖ إِنَّمَا صَنَعُوا كَيْدُ سَاحِرٍ ۖ وَلَا يُفْلِحُ السَّاحِرُ حَيْثُ أَتَىٰ ﴿٦٩﴾

“Ata thanë: “O Musa! Ose hidh ti i pari ose të jemi ne të parët që do të hedhim?” (Musai) u tha: “Jo! Hidhni ju në fillim!” Pastaj ç’të shohësh! Litarët dhe shkopinjtë e tyre, iu dukën atij sikur ata lëviznin (si gjarpërinj). Kështu që Musai ndjeu frikë në vetvete. Ne i thamë: “Mos ki frikë! Sigurisht që ti do të jesh fituesi dhe hidhe atë që ke në dorën tënde të djathtë (shkopin)! Ai do ta përpijë atë që kanë bërë ata. Ajo që ata kanë bërë është veçse një mashtrim magjistari dhe magjistari nuk do të ngadhënjejë kurrë, çfarëdo që të bëjë.” Ta-Ha, 65 – 69.

6. Leximi i sures el-Kafirun.

7. Leximi i sures el-Ikhlas dhe Sures Felek dhe Nas (nga tre herë).

8. Leximi i disave lutje sheriatike, siç janë:

اللَّهُمَّ أَذْهِبِ الْبَأْسَ رَبَّ النَّاسِ وَاشْفِ فَأَنْتَ الشَّافِي لاَ شِفَاءَ إِلاَّ شِفَاؤُكَ شِفَاءً لاَ يُغَادِرُ سَقَمًا

“O Allah! Largoje këtë dëm dhe shëroje atë, o Zoti i njerëzve. Ti je Shëruesi, nuk ka shërim përveç shërimit Tënd, shërim i cili nuk le asnjë sëmundje.”   (Tre herë)

Kjo është lutje e mirë.

Nëse ia bashkëngjit kësaj lutje edhe këtë lutje:

بِسْمِ اللَّهِ أَرْقِيكَ مِنْ كُلِّ شَىْءٍ يُؤْذِيكَ مِنْ شَرِّ كُلِّ نَفْسٍ أَوْ عَيْنٍ أَوْ حَاسِدٍ اللَّهُ يَشْفِيكَ بِسْمِ اللَّهِ أَرْقِيكَ

“Me Emrin e Allahut, po të bëj rukje nga çdo gjë që të bën dëm ty, nga sherri i çdo shpirti, apo syri të keq, apo ziliqari. Allahu të shëroftë. Me Emrin e Allahut po të bëj rukje.”    (Tre herë)

Edhe kjo po ashtu është një lutje e mirë.

Nëse ia lexon të prekurit me magji drejtpërdrejtë ato që u përmendën më lartë, duke e pështyrë lehtë në kokën apo gjoksin e tij, kjo – me lejen e Allahut – është prej shkaqeve të shërimit, siç u tha më lartë.

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari