Autor: Abdur-Rezzak bin Abdul-Muhisn el-Bedër
Burimi: Mukhtesaru Fikh el-Esma el-Husna, fq. 11
Emrat:
El-Hajj (الحَيُّ) [i Gjalli i Përjetshëm]
El-Kajjum (القَيُّومُ) [i Vetëmjaftueshmi; i Panevojshmi për krijesat]
Këta janë dy emra që kanë ardhur në Kuran duke u përmendur njëri pas tjetrit në tre vende të ndryshme.
I pari në Ajetul-Kursij:
﴿اللَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ ﴾
“Allahu, nuk ka të adhuruar tjetër që e meriton adhurimin përveç Atij, të Gjallit, të Vetëmjaftueshmit .” El-Bekareh, 255
I dyti në fillim të sures Al-Imran:
﴿الم١ اللَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ٢﴾
“Elif, Lam, Mim. Allahu, nuk ka të adhuruar tjetër që e meriton adhurimin përveç Atij, të Gjallit, të Vetëmjaftueshmit.” Al-Imran, 1-2
I treti në suren Taha:
﴿وَعَنَتِ الْوُجُوهُ لِلْحَيِّ الْقَيُّومِ ﴾
“Fytyrat do t’i përulen të Gjallit, të Vetëmjaftueshmit.” Taha, 111
Emri “el-Hajj”
Në këtë emër pohohet cilësia e jetës për Allahun dhe kjo është jetë e plotë që nuk i ka paraprirë mosekzistencë dhe as që shuhet dhe mbaron; këtë jetë të Tij nuk e kaplon ndonjë mangësi dhe e metë. Zoti ynë është i Pastër dhe është larg këtyre!
Emri “el-Kajjum”
Në këtë emër pohohet vetëmjaftueshmëria si cilësi e Tij; që do të thotë se Ai, i Pastri nga çdo mangësi, është i Vetëmjaftueshëm dhe i Panevojshëm për dikë, kurse krijesat e Tij kanë nevojë për Të dhe Ai u mjafton krijesave.
Këta dy emra “el-Hajju el-Kajjum” përmbledhin kuptimet e emrave më të bukur të Tij, sepse të gjitha cilësitë e Tij përmblidhen me këta dy emra.
Cilësitë e Tij vetore siç janë: Dëgjimi i Tij, Shikimi i Tij dhe Dora e Tij, kthehen te emri “el-Hajj”, kurse cilësitë e Tij veprore, siç janë: krijimi, furnizimi, dhënia e të mirave, dhënia e jetës, dhënia e vdekjes, etj., kthehen te emri “el-Kajjum”.
Për këtë arsye, disa dijetarë kanë thënë se këta dy emra të Allahut, janë emrat më të mëdhenj të Allahut; nëse i lutesh me këto emra, Ai përgjigjet dhe nëse i kërkon, Ai të jep.
Përktheu: Jeton Shasivari