Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Aid esh-Shimmerij

Ai – Allahu e mëshiroftë – ka thënë: Na ka transmetuar el-Ferjani, e ky transmeton nga Abbas ibni Uelid ibni Mezjed, e ky thotë se më ka transmetuar babai im, e ky thotë se e kam dëgjuar el-Euza’in të thotë:

"عَلَيْكَ بِآثَارِ مَنْ سَلَفَ وَإِنْ رَفَضَكَ النَّاسُ ، وَإِيَّاكَ وَ آرَى الرِّجَالِ وَإِنْ زَخْرَفُوا لَكَ بالْقَوْل"

“E ke obligim që të kapesh pas gjurmëve të Selefëve edhe në qoftë se të refuzojnë njerëzit. Ki kujdes nga (pasimi) i mendimeve të njerëzve edhe në qoftë se ata të zbukurohen me fjalë”.

Shejkh Aid esh-Shimerij:

El-Euz’ai, ky imam i cili vdiq në vitin 159 Hixhrij, thotë: “E ke për obligim që të kapesh pas Selefëve”. E ke për detyrë të kapesh pas Kuranit dhe Sunetit, e ke për detyrë të kapesh pas gjurmëve të sahabëve, tabi’inëve, edhe në qoftë se njerëzit të refuzojnë. Siç ka thënë Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Do të vij Pejgamber (Ditën e Gjykimit) dhe nuk është asnjë me të (nuk ka pasur as edhe një pasues të vetëm)”.

Dhe në një hadith të vërtetë transmetohet: “Më janë shfaqur mua popujt, dhe pashë Pejgamber që ishte me të një grup i vogël (raht – një grup njerëzish i përbërë prej tre, apo shtatë apo dhjetë vetave) dhe kishte Pejgamber që nuk kishte asnjë me të”.

Edhe në qoftë se të refuzojnë njerëzit. Siç thotë Ibën Mes’udi: “Ti je në hak edhe në qoftë se je fill i vetëm”. Dhe thotë se: “Ti je xhemati atë ditë”.

Andaj, këtu shohim (fjalën): “Edhe në qoftë se njerëzit të refuzojnë ty”. Ku është kjo në krahasim me ata të cilët i adhurojnë masat (njerëzit)! Dhe shikojnë se çfarë duan masat. Çka duan njerëzit. Atë fetva qe e duan njerëzit, ua jep. Kërkon dhe hulumton në librat e fikhut me shpresë se gjen një fjalë të një fekihu edhe në qoftë se ajo fjalë e kundërshton Kuranin dhe Sunetin, dhe thotë se kjo çështje ka mospajtime (khilafijeh). Të gjithë këtë e bën që t’i kënaq masat. T’ua bëjë qejfin atyre në muzikë (duke thënë se është hallall, sh.p.), t’i kënaq ata në çështje të caktuara, në mënyrë që t’i bëjë ata për vete, që pasuesit e tij të jenë shumicë. Kjo është fitneja në këtë kohë. Fitneja e masave.

Kjo nuk është vetëm fitne e politikanëve, porse kjo është fitne edhe e disa njerëzve të dijes, disa thirrësve. Madje disa thirrje (davete) nuk janë themeluar vetëm se për hir të masave, siç është thirrja (daveti) i Ikhuanul-Musliminëve. Kjo thirrje nuk është themeluar vetëm se për hir të masave. Është themeluar me qëllim që të fitojë zgjedhjet në Egjipt.

Kështu që, Hasan el-Benna vështroi se si ta fitojë masën e gjerë të popullit. Ai vendosi një metodologji (menhexh) e cila i mbledh të gjithë njerëzit pavarësisht dallimeve në akiden (besimin) e tyre. Dhe nuk ua refuzon atyre (akiden e prishur) në mënyrë që ata të mos e braktisin atë në zgjedhje. Andaj, metodologjia e Ikhuanul-Musliminëve - në origjinë - është ndërtuar në një bazë politike, makiaveliste dhe të pavërtetë. Aleanca e tyre me partinë sekulariste “Uafd” dhe aleanca me partitë e punëve socialiste, aleanca me Bathistët, aleanca e tyre me Shijat. Të gjitha këto gjenden në librat e tyre (Ikhuancave) dhe në fleta.

E lëre më aleancën e tyre me Rafidijt, me Sufistët, kurse vet këta (Ikhuancat) janë Sufistë. Kjo është metodologjia e Ikhuanul-Musliminëve. Është një metodologji politike, duan që të hyjnë në zgjedhje në mënyrë që t’i fitojnë ato. Hasan el-Benna jetonte në një kohë të partive politike dhe kështu ai vendosi një metodologji e cila përputhet me këtë gjë (politikën). Nuk e mori (metodologjinë) nga Kurani dhe Suneti porse e mori atë nga demokracia perëndimore dhe nga pluralizmi politik me të cilin urdhëron liberalizmi.

Kështu që, ai (Hasan el-Benna) mendonte se lejohet pluralizmi dhe justifikimi i ndërsjellë ndaj njëri-tjetrit. Pra, ai e lejoi pluralizmin politik, pastaj kaloi tek pluralizmi i besimit (apo liria e besimit), sepse ajo është baza (tek Hasan el-Benna). Në qoftë se refuzohet pluralizmi i besimit, atëherë do të shkatërrohej pluralizmi politik. Sepse çdo politikan ka një besim (akide) dhe çdo parti ka një besim. Kjo është baza të cilën e kanë ndërtuar Ikhuanul-Musliminët.

Porse ai (Hasan el-Benna) kur pa se në këtë çështje nuk lejohet rebelimi (khuruxh) kundër prijësit për shkak të teksteve (nga Kurani dhe Suneti) që janë transmetuar, i bëri tekfir prijësit, në mënyrë që t’i lejohej rebelimi ose përmes grushtetit politik apo grushtetit ushtarak. Po ashtu proçesi i tekfirit pikënisjen e ka nga një perspektivë politike, sepse ai pa (shikoi) tekstet që urdhërojnë për bindje ndaj prijësit dhe mos-rebelim kundër tij dhe se ai qëndron kundër këtij menhexhi (të Ikhuanëve). Ç’të bënte? Ai tha: “Këto tekste nuk i zbatojmë dot mbi të (prijësin), përse?! Sepse ai është kafir”. Kështu ai filloi të bëjë tekfir.

Kjo është ajo (tekfiri) që e mësoi Sejid Kutubi, saqë në librin e tij “edh-Dhilal” pasi që bëri tekfir mbi të gjithë prijësit (Musliman) pastaj bëri tekfir mbi shoqëritë, thotë për atë “grupin besimtar” i cili quhet xhemati i Khauarixhëve, të cilët kanë një farë ndjenje e të qenurit të ndarë nga shoqëria: “Ata e kanë për detyrë që në çdo vend të botës Islame, të bëjnë grushtet në vendet të cilat jetojnë”. Kjo është fjala e Sejid Kutubit. Dhe në librin “Limadha ‘Ademunij – Përse më ekzekutuan”, ai (Sejid Kutubi) thotë: “U kam thënë të rinjve që t’i shpërthejnë urat dhe centralet e energjisë elektrike”. Ky libër është i botuar.

Në librin “el-‘Adaleh el-Ixhtima’ijeh”, në botimin e fundit, i cili është i botuar dhe i përhapur, thotë: “Me të vërtetë ata (Khauarixhët) të cilët u rebeluan kundër ‘Uthmanit, ajo (që bënë ata Khauarixhë) ishte revolucion i shpirtit të Islamit”. Dhe si rrjedhojë e kësaj (që thotë Sejid Kutubi) i bie që ata të cilët rebelohen kundër udhëheqësve në këtë kohë, janë më parësorë. Pra, ajo që ndodhi në kohën e Uthmanit kundër tij, na qenka revolucion i shpirtit të Islamit.

Ky (Sejid Kutubi) është imami i udhëzimit për Sururijtë dhe Kutbijtë. Ky është imami i tyre, ky është kundër të cilit ne paralajmërojmë, po ashtu edhe Muslimanët i paralajmërojmë për të. Dhe të gjitha këto operacione terroriste që po i shihni, që të gjitha janë prodhim i Sejid Kutubit për të bërë tekfir dhe shpërthime. Për këtë arsye, ata e mbrojnë deri në vdekje Sejid Kutubin. Përse?! Sepse ata duan që të rinjtë t’u kthehen librave të tij me qëllim që ta mësojnë tekfirin dhe lejueshmërinë e shpërthimeve si dhe vrasjeve. Atyre ju ngushtohet gjoksi për të (nëse shahet ai, sh.p.).

Saqë ndonjëri prej tyre nëse dëgjon ndonjë ligjëratë ku përmendet Sejid Kutubi, vjen tek ti me plot gëzim. A nuk është më parësor për ty Kurani dhe Suneti sesa Sejid Kutubi?! A nuk është më parësor Uthman ibën Affani për ty sesa Sejid Kutubi?! A nuk është më parësor për ty Islami i Muslimanëve sesa Sejid Kutubi i cili bëri tekfir mbi të gjithë ata Muslimanë?! Sejid Kutubi erdhi nga Amerika, dhe më pas doli me këtë menhexh (tekfiri të fëlliqtë). Sapo erdhi nga Amerika, e vendosi këtë menhexh të rrezikshëm, me të cilin (menhexh) shumë të rinj - në çfarëdo vendi qofshin - që iu kthyen Islamit dhe sapo i lexuan librat e Sejid Kutubit, bënë shpërthime, vdiqën dhe thirrja (daveti) mori fund. Nuk ka vend në botën Islame që u ngrit një davet i mirëfilltë dhe të rinjtë iu kthyen mirësisë, prej atëherë kur u ndikuan këta të rinj nga librat e Sejid Kutubit, vetëm se pas një kohe mbaroi i gjithë daveti.

Të mjafton ty se ata njerëz që më së shumti e përkrahin Sejid Kutubin janë Rafidijt në Iran, saqë i kanë bërë një shesh (vend) me emrin e tij. Këtë Ali Khamenei-n (lideri suprem aktual i Iranit, sh.p.) që po e shihni - ish-udhëheqësin e revolucionit (në vitin 1989 pas vdekjes së Khumejnit, sh.p.) - ka përkthyer në Persisht disa libra të Sejid Kutubit, dhe unë i kam këto libra të përkthyera. Vet Shijat e kanë përmendur këtë gjë në librat e tyre. Sikur të shihnit fjalët e atyre që i përkatësohen Hizbullahut të Shijave dhe ata që i përkatësohen lëvizjeve politike Shi’ite dhe revolucionare, në librat e tyre kemi parë se si e lavdërojnë Sejid Kutubin dhe e madhërojnë atë dhe se ai është imam. Është një përzierje dhe aleancë e Rafidijve me Ikhuanët që e luftojnë Teuhidin dhe pasuesit e tij. Po.

Me kaq po mjaftohemi, lutjet tona të fundit janë se të gjitha lavditë i takojnë vetëm Allahut. Lavdërimet dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Allahut.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari