Bismilah...

Autor:Shejkh Rabij ibn Hadij el-Medkhalij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=148368

Pyetësi: Shejkhu jonë, Allahu ju ruajt. Cila është këshilla juaj për popullin e Adenit dhe të tjerë veç tyre, në lidhje me përballjen e tyre me Huthijinët? Allahu ju ruajt.

Përgjigje: Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Të gjitha lavdet i takojnë Allahut, Zotit të gjithësisë. Lavdërimet dhe paqja qofshin për Pejgamberin tonë, më fisnikun e të gjithë të Dërguarve, zotërinë e muxhahidinëve, mbi të qofshin paqja dhe lavdërimet më të mira. E më pas:

Unë padyshim që i këshilloj të gjithë Jemenasit, në çdo krahinë të Jemenit, me përjashtim të Huthive, që të formojnë dy ose tre fronte luftimi, në dy ose në tri rajone, kundër atyre Huthive Rrafidij Batinij, ata të cilët janë armiqtë më të këqij të Islamit, armiqtë më të këqij të Sahabëve të nderuar dhe armiqtë më të këqij të Ehli Sunetit dhe Xhematit.

Kjo lufta e tyre e fëlliqtë ka si pikënisje vetëm se armiqësinë e madhe ndaj Islamit dhe Muslimanëve të hershëm e të mëvonshëm. Prandaj unë shoh se i gjithë populli i Jemenit, në Ibb, në Te’az, në Aden, në Bejda etj., madje edhe në Sana’a, e kanë detyrë që të formojnë fronte të fuqishme, që ta shtypin këtë sekt dhe të mos bëjnë lëshime, sepse ky është prej xhihadit më të madh.

Pasha Allahun, nëse Jemenasit dorëzohen tek Huthijunët, Islami ka për të humbur plotësisht dhe do të bëhet Jemeni njësoj si Irani apo mos më keq. Do të jenë armiq të Sahabëve, do të luftojnë Kur`anin, do të luftojnë Gratë e të Dërguarit Fisnik - ‘alejhis-salatu ues-selam. Kështu që, ata duhet të çohen me seriozitet dhe vendosmëri dhe të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e tyre për t’i dhënë fund kësaj fitneje dhe për të ngritur lart flamurin e vërtetë të Islamit.

Lus Allahun që t’u japë sukses atyre, që ta bashkojë fjalën e tyre në hak, që ta unifikojë safin e tyre, që t’i ndihmojë dhe ta lartësojë fjalën e tyre. Padyshim që Zoti ynë e dëgjon duanë. Lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij dhe Shokët e tij.

Pyetësi: Allahu u shpërbleftë me të mira dhe u bekoftë o shejkhu jonë.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj