Autor: Muhamed Nasirud-din el-Albani
Burimi: Silsiletul-Hudaue Nur, kaseta 291, min. 26:46
Pyetje: Njëri nga njerëzit pyet dhe thotë: “Po dëgjojmë shumë për Vehabizmin (el-Uehhabijeh) dhe dëgjojmë se ata urrejnë dërgimin e salavateve për Pejgamberin – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe se ata nuk e vizitojnë varrin e Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe disa dijetarë kanë thënë se Pejgamberi ka njoftuar për ta kur ai – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Nexhdi është briri i shejtanit.” Cila është përgjigja juaj për këto fjalë?
Përgjigje: Realiteti është se pasojat e kësaj pyetje – me keqardhje të madhe – janë të rrënjosura te shumë Muslimanë dhe ajo që e ka përhapur këtë që nga kohët e vjetra është politika, por koha e kësaj politike ka mbaruar dhe ka marrë fund sepse ishte politikë nga shteti i Turqve (Perandorisë Osmane) dhe nuk po zgjatem në këtë temë, porse është thjesht një tërheqje e vëmendjes.
Për këtë (etiketimin me fjalën Uehhabijeh) ishte shkak politika nga ana e shtetit të Turqve (Perandorisë Osmane), ditën kur u shfaq një burrë nga njerëzit e dijes dhe devotshmërisë në disa vende të Nexhdit (territori më i madh i Arabisë Saudite që përfshin pjesën qendrore të saj me provincën e Rijad-it, Kasim-it, Hail-it, sh.p.), ai quhej Muhamed bin ‘Abdul-Uehhab. Ai i thërriste ata që ishin përreth tij te sinqeriteti – për të cilin treguam pak më parë – i përkushtimit të adhurimit vetëm për Allahun, të Vetmin dhe të mos i bëhet Atij shok në adhurim.
Dhe nga kjo – për shembull – nga e cila për fat të keq, vazhdojnë pasojat e tij (shirkut) në disa vende Islame përveç atij territori (Arabisë Saudite) në të cilën doli ai përmirësues, Muhamed bin ‘Abdul-Uehhab. Ky territor deri sot – elhamdulilah – nuk ka në të ndonjë lloj shirku, ndonëse shirku është i pranishëm në shumë vende Islame siç është Egjipti, Jordani, Siria, e të mos flasim për vendet jo-Arabe, e të mos flasim më për Iranin dhe lajmin për Khumejnin dhe vdekjen e tij ku njoftuan për marrjen e varrit të tij për Kabe (Qabe), në të cilin bëjnë Haxhin Iranianët. Ky lajm nuk është larg jush.
Ky burrë, kur doli dhe thirri për tek adhurimi i Allahut – të Plotfuqishmit dhe të Madhëruarit – të Vetmit, ai u pajtua me një urtësi të cilën e deshi Allahu – i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar – se atje (në Nexhd) kishte një emir nga emirët e Nexhdit, e ai ishte Su’ud-i, gjyshi i familjes (Su’ud) që ekzistojnë edhe tani, kështu Shejkhu bashkëpunoi me emirin dhe bashkëpunoi dija me shpatën.
Ata filluan ta përhapin Teuhidin, dauetin e Teuhidit në vendet e Nexhdit dhe i thërrisnin njerëzit herë pas here – dhe kjo është baza –, herë i thërrisnin me fjalë dhe herë me shpatë. Ata që i përgjigjeshin thirrjes me fjalë – kjo është ajo që kërkohet –, përndryshe (ai që nuk i përgjigjej thirrjes me fjalë) nuk i vinin vetëm se me forcë.
Kështu, ky dauet u përhap saqë arriti deri në disa vende tjera, duke qenë në dijeni se vendi i Nexhdit dhe vendet tjera Islame që ishin përreth Nexhdit, si Iraku, Jordania dhe vendet tjera, të gjithë ishin nën sundimin e Turqve (Perandorisë Osmane), hilafetin trashëgues.
Kur emri i këtij burri me dijen e tij dhe i atij emiri me administrimin e tij, filloi të përhapej e të përhapej, Turqit kishin frikën se mos shfaqet në botën Islame një shtet që do t’i bënte ballë shtetit të Turqve, dhe kështu ata deshën ta shuanin atë. Dhe ky shtet (Turqia) vazhdon që nga vendi i saj të përhapë thashetheme të pavërteta rreth tyre, si shpifje e gënjeshtra nga ato që erdhën në pyetje apo të tjera nga ato që i dëgjojmë shumë.
Unë thashë më parë se shkaku kryesor është politik dhe kjo është ajo. Porse, ajo politikë ka mbaruar dhe ne tani nuk po bëjmë hulumtime historike, mirëpo shkaku tjetër është injoranca e njerëzve. Injoranca e njerëzve ndaj realitetit të këtij daueti. Kjo injorancë ma kujton ngjarjen që e kam lexuar në një revistë se: dy burra të cilët po polemizonin në rrugë rreth dauetit të Muhamed ibën Abdul-Uehhabit të cilën e etiketojnë si “Vehabizëm”.
Nëse njerëzit do të mendonin se për çka po përflasin, vetë ky përshkrim do të ishte përkujtim për gabimin e tyre në lidhje me atë që thonë, sepse fjala “Vehabizëm” nëse duam të shikojmë zanafillën e saj dhe se kujt i atribuohet ajo fjalë: El-Uehhabijeh i atribuohet Uehhab-it. E kush është Uehhab-i (Dhuruesi, Dhënësi)?! Ai është Allahu – i Madhëruar dhe i Lartësuar.
Atëherë, përkatësimi ndaj Uehhabije-s është një gjë që fisnikërohet dhe nuk hidhet poshtë, porse siç themi ne në Siri se: u kanë futur në tru një gjë të frikshme sikur përbindëshi, diçka shumë të frikshme, ku pandehin se Vehabistët nuk besojnë në të Dërguarin; nuk besojnë vetëm se në Allahun. Ky hulumtim ma kujtoi atë (ngjarjen) e atyre dyve që polemizonin...
Injoranti pretendonte se ata (siç i quajnë Vehabistë) nuk besojnë vetëm se në Allahun, dhe mjafton me kaq, kurse Muhamedin të Dërguarin e Allahut, nuk e besojnë. Ata nuk thonë vetëm se La ilahe il-lAllah.
Ne në Sham – sa për ta plotësuar ngjarjen – duke pasur parasysh se kjo ngjarja është e Shamit, andaj patjetër t’ua rrëfejmë atë me gjuhën e Shamit. Thonë se kur ka kaluar makina e konsullit apo ambasadorit Saudit në atë vend kur papritmas flamuri pas makinës që valëvitej me një figurë të qartë “La ilahe il-lAllah, Muhamedun ResuluLlah”.
(Ata thanë): O njerëz! Kini frikë Allahun. Si thoni për ata njerëz së nuk besojnë vetëm se në Allahun dhe flamuri i tyre është flamuri i vetëm në dynja në të cilin shkruhet shenja e Teuhidit për të cilën – alejhis-salatu ues-selam – ka thënë:
“Jam urdhëruar t’i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut. Nëse e thonë këtë, atëherë gjaku dhe pasuria e tyre është e mbrojtur nga unë dhe llogaria e tyre është tek Allahu.”
Si thoni për ata njerëz dhe po shpifni për ta?! Dhe ky flamuri i tyre i ngritur lart tregon për atë që është në zemrat e tyre, e që është imani.
Kjo është njëra, kurse gjëja tjetër më e madhe dhe më e rëndësishme është se ky është flamur, mund të thuhet (nga dikush) se është një flamur i rremë, pra është një propagandë mashtruese e kështu me radhë, porse si është puna e tyre (që etiketojnë me fjalën Vehabizëm) që ata deri sot e bëjnë Haxhin për çdo ditë me siguri dhe qetësi, gjë e cila nuk ka qenë e mundur në kohën e Turqve (kur kanë sunduar Mekken dhe Medinen, sh.p.), të cilët e përhapën për ta këtë shpifje të sajuar.
Ju e dini se për shumë vite për etërit tanë, e të mos flasim për gjyshërit tanë, ishte e nevojshme që çdo karvan haxhilerësh nga çfarëdo vendi qoftë, të shoqërohej me një grup luftëtarësh, që ishin të gatshëm për ta mbrojtur këtë karvan haxhilerësh, nga kush? Nga kusarët e rrugëve. I Pastër je Allah nga çdo mangësi. Kjo gjë (pasiguria e asaj kohe) ka kaluar dhe ka marr fund, me çfarë politike? Me politikën që e quajnë Vehabizëm deri në këtë çast.
Nëse do të imagjinonim se ky flamur i cili pasqyron imanin e saktë dhe Teuhidin e saktë, që është i lidhur me besimin se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, është i rremë dhe i trilluar, a nuk po i shikoni në xhamitë atje që ata e adhurojnë vetëm Allahun dhe muezini e thirr ezanin ashtu siç thirret në çdo vend përveç shtesës që përmendet në vendet tjera në fillim të ezanit dhe në mbarim të ezanit, kështu që nuk thuhet për ta se është pasim i Sunnetit, jo për ta mohuar faktin se i Dërguari – ‘alejhis-salatu ues-selam – është i Dërguari i Islamit (d.m.th, që përmendet në ezan – Muhammed ResuluLlah, sh.p.) dhe i të gjitha krijesave në çdo kohë dhe në çdo kohë, porse për t’i pasuar Selefët dhe siç është thënë:
“Çdo mirësi është në pasimin e Selefëve (të parëve) dhe çdo e keqe është në pasimin e të mëvonshmëve.”
Pra, deri tani njerëzit bëjnë Haxhin dhe e dëgjojnë këtë ezan me dëshminë për Allahun, të Vetmin dhe dëshminë për dërgimin e të Dërguarit, pastaj falin namaz si tonin dhe e përmendin të Dërguarin – ‘alejhis-salatu ues-selam – çdo herë që përmendet ai, ata dërgojnë salavate për të, ndoshta më shumë se ata njerëz që thonë për ta se “Ata janë Vehabistë, nuk e duan të Dërguarin, nuk dërgojnë salavate për të.”
O njerëz! Kini frikë Allahun! Kjo është një shpifje që vetë realiteti i atyre njerëzve (Sauditëve) e hedh poshtë këtë shpifje, gjë që nuk mund të thuhet se ata në vendin e tyre ju bëjnë lajka banorëve të tyre që vijnë nga jashtë, porse kjo buron nga zemrat e tyre, besimi në fjalën “la ilahe il-lAllah ue enne Muhammeden ResuluLlah” si dhe ecjen në menhexhin e të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala alibi ue sel-lem – pa mos shtuar dhe nuk them pa ndonjë mangësi, sepse mangësia është natyrë e njeriut, që njeriu nuk mund të jetë i përsosur.
Por, nga ana e akides, nuk kanë as shtesë e as mangësi, nga ana e adhurimit nuk kanë shtesë (shirk, bidate, devijime, sh.p.) mund të ekzistojë mangësi. Ta zëmë si shembull: disa prej tyre nuk çohen natën për të falë namaz kur njerëzit flenë, kjo është mangësi, por kjo mangësi nuk e dëmton akiden e tij, nuk e dëmton në Islamin e tij.
Pra, kjo fjalë (etiketimi me fjalën Vehabizëm) deri sot është akuzë ndaj këtyre njerëzve (Sauditëve) të cilët janë të pastër (të pafajshëm) nga ajo, siç thuhet:
“Pafajësia e ujkut nga gjaku i birit të Jakubit.”
Me kaq po mjaftohemi o Eba Jahja.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari