Autor: Shejkh Mukbil Ibën Hadij el-Uadi’ij
Burimi: Iëlam el-exhjal bi-kelam el-Imam el-Uadi’ij fil-firaki uel-kutubi uerr-rrixhal, fq.214
Pyetje: Shpresojmë nga ju që të na jepni një sqarim për Lëvizjen Masonike.
Përgjigje: Lëvizja Masonike ka patur aktivitet të madh në kohën e Muhamed Abduh el-Misri dhe Xhemaludin Afgani. Ajo lëvizje vazhdon ende sot. Masonët përpiqen që të fusin në grackën e tyre mbretërit dhe presidentët. Masoneria është e përafërt me Bathizmin, edhe pse Masonizmi është shfaqur shumë kohë përpara Bathizmit. Ata duan që të kenë fenë e tyre. Pastaj ata kanë celula dhe kanë sekrete. I ka demaskuar ata Ebu Zehra dhe njerëz të tjerë të cilët hynë në Masonizëm. Masonët arritën që t’i vrisnin disa prej atyre që dolën nga Masoneria, në mënyrë që të mos nxirrnin në shesh sekretet e tyre. Gjithashtu, Masonizmi është thirrje jehudije. Ata duan t’i bëjnë muslimanët që të dyshojnë në fenë e tyre. Ka një libër që flet rreth Masonizmit, historisë së tij, kush është anëtarësuar në të dhe pastaj ka qeverisur muslimanët.
Sidoqoftë, anëtarësimi në Masonizëm konsiderohet kufër. Kush e di realitetin e Masonizmit dhe pastaj anëtarësohet në të dhe është i kënaqur me të, ai është qafir. Mirëpo kush mashtrohet prej tyre, i thonë që Masonizmi është thirrje e përgjithshme për të gjithë muslimanët dhe jo-muslimanët, ai njeri konsiderohet i devijuar dhe nuk arrin në gradën e kufrit.
Përktheu: Alban Malaj