Autor: Rabij bin Hadij Umejr el-Medkhalij
Burimi: http://www.rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=140
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.
Lavdërimi i takon Allahut, paqja dhe lavdërimet qofshin për të Dërguarin e Allahut, për familjen dhe shokët e tij.
Më tej:
Mediat e ndryshme, duke u nisur nga gazetat dhe mjetet e tjera të informimit, kanë publikuar këto lajme të dhimbshme dhe dëshpëruese, të cilat i kanë nxjerrë fillimisht armiqtë e Islamit, duke shfryrë mllefin e tyre me sharje dhe fyerje ndaj Islamit dhe profetit e Islamit.
Këto akte që përmbajnë sharje dhe fyerje ndaj profetit të Allahut, Muhamedit, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, dhe prishje të imazhit të misionit të tij, i bëjnë disa individë dhe organizata të liga të Krishtere, bashkë disa publicist të ligë dhe tallës, siç janë publicistët e gazetës Daneze “Jyllands-Posten,” të cilët u tallën me njeriun më të mirë dhe të dërguarin më të përsosur, Muhamedin, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të.
Nuk ka parë toka njeri më të ndershëm dhe më fisnik se ai në moral, drejtësi dhe mëshirë; nuk ka parë toka shpallje më të plotë, më përmbledhëse, më të drejtë dhe më të mëshirshme se shpallja e tij. Kjo shpallje ngërthen në vete besimin në të gjithë profetët dhe të dërguarit, si dhe respektimin e tyre dhe mbrojtjen e tyre nga sharjet dhe ofendimet. Kjo shpallje ka ruajtur realitetin e historisë së këtyre profetëve, profetët si: Isau dhe Musai. Ai që e mohon Muhamedin ose e fyen atë, i ka mohuar dhe fyer të gjithë profetët tjerë.
Këta horra dhe barbarë janë tallur me profetin duke i bërë karikatura të ndryshme. Ata i bënë dymbëdhjetë karikatura tallëse. Njëra nga këto karikatura e paraqet Muhamedin, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, me turban në formën e një bombe.
Këtyre kriminelëve dhe atyre të poshtërve që fshihen mbrapa këtyre, që janë në Evropë dhe Amerikë, ua themi këtë fjalën e urtë (arabe): “Më akuzove për moral të keq, që realisht ti e ke atë moral.” Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, Kalifët e tij të drejtë dhe shokët e tij fisnik, nuk ndërtuan fabrika as për armë primitive, siç janë shpatat dhe shigjetat, e ku më të ndërtonin fabrika për bomba atomike, raketa interkontinentale dhe armë tjera të shkatërrimit në masë.
Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, nuk ndërtoi as edhe një fabrikë armësh, sepse ai u dërgua si mëshirë për botën dhe që ta udhëzojë të gjithë njerëzimin drejt lumturisë së kësaj bote dhe botës tjetër, me qëllim që njerëzit ta përmbushin të drejtën e Krijuesit të tyre, i Cili i krijoi ata për ta adhuruar Atë. E kush refuzon që ta adhurojë Atë, është kriminel në këtë botë dhe botën tjetër që meriton të ndëshkohet nga Zoti i botëve, Sunduesi i kësaj gjithësie dhe Krijuesi i saj.
Kurse ju, o perëndimorë që pretendoni se keni civilizim, ju themi: Ju keni kushtetuta dhe ligje që i përdhosni vlerat morale dhe i bëni legjitime gjërat e ndaluara, siç janë: marrëdhëniet jashtëmartesore, prirjet seksuale të ndaluara dhe kamatën, kurse kamata e shkatërron ekonominë e popujve. Gjithashtu, ju e lejoni ngrënien e kafshëve të ngordhura dhe mishin e derrit. Si pasojë e ngrënies së mishit të derrit, zhduket xhelozia midis burrit dhe gruas. E shikon se burri nuk ka xhelozi për gruan, motrën dhe bijën e tij. Sipas jush, është e drejtë e gruas të ketë marrëdhënie jashtëmartesore dhe të flirtojë me atë që do ajo. Këto janë disa nga rrugët e degjenerimit, të cilat janë të ndaluara sipas të gjitha shpalljeve të profetëve.
Sa për bombat dhe armët e shkatërrimi në masë, siç janë: aeroplanët luftarak, tanket dhe raketat interkontinentale, ju vet i keni shpikur me mendjen tuaj djallëzore. Ju mendoni vetëm për agresion, armiqësi, shtypje, dhunë, tirani, superioritet, robërimin e njerëzve, derdhjen e gjakut të tyre dhe uzurpimin e resurseve të tyre. Ju vetëm mendoni se si t’i eliminoni ata që ju kundërshtojnë juve dhe si t’i hiqni qafe ata që bëhen pengesë e realizmit të planeve tuaja. Agresionin, padrejtësitë dhe poshtërsitë tjera që keni ju, të gjitha këto i keni kamufluar me civilizim, të drejta të njeriut, liri dhe drejtësi.
Të gjithë njerëzit që kanë logjik të shëndoshë në mbarë njerëzimin, e dinë se ju jeni të këtillë dhe historia juaj e zezë është përplot me aktet tuaja barbare dhe terroriste. Kjo është historia juaj ku armiku dhe miku juaj dëshmon kundër jush. Ai që nuk i di këto gjëra për ju, le të lexojë historinë e kolonializmit tuaj mbi popujt e botës, të paktën, historinë e Dy Luftërave Botërore dhe disa nga pasojat e tyre. Disa nga pasojat e këtyre luftërave ishte që numri i të vrarëve vetëm në Luftën e Parë Botërore në Evropë, i kaloi më shumë se dhjetë milion (10.000.000) njerëz, viktima të cilat ishin në lulen e rinisë në vendet e tyre. Dyfishi i këtij numri mbetën të plagosur dhe fati i tyre ishte që të jetonin në karrocë deri në fund të jetës, ose mbetën invalidë. [1]
Në Luftën e Dytë Botërore numri i ushtarëve të vrarëve shkoi në shtatëmbëdhjetë milion (17.000.000) dhe tetëmbëdhjetë milion (18.000.000) civilë, të cilët u vranë brenda pesë viteve e gjysmë. Ekspertët thonë që vetëm shpenzimet ushtarake arritën deri në një mijë e njëqind miliard (1100.000.000.000) dollar, kurse dëmet materiale që shkaktoi lufta arritën në dy mijë e njëqind miliard (2100.000.000.000) dollar, duke ia shtuar këtyre shifrave edhe qytetet e shkatërruara, të mbjellat e djegura, fushat e përmbytura në ujë dhe fabrikat dhe minierat të cilat e ndalën punën e tyre, bagëtitë dhe kafshët që ngordhën. [2]
Bomba e Hiroshimës
Autori Ramadan Lawand në librin e tij thotë: “Ndoshta është e udhës që të flasim pak për këtë bombë të parë atomike. Ne vetëm do ta rithemi atë që ka treguar një Japonez, kur ai fliste me Marcel Junod, përfaqësuesin e Kryqit të Kuq, duke rrëfyer se çfarë ishte ky shpërthim i tmerrshëm. Ky japonez tregon dhe thotë: “Papritmas, në qiell u shfaq një dritë rozë shumë e zbehtë, e shoqëruar me një dridhje jo të natyrshme të tokës. Pas kësaj, menjëherë erdhi një valë e nxehtë që të zinte frymën dhe një stuhi ere që merrte çdo gjë që gjente përpara. Brenda pak sekondash, u dogjën me mijëra njerëz të cilët ecnin rrugës, ose nga ata të cilët ishin ulur në rrugët publike në qendrën e qytetit. Shumë prej tyre, vdiqën nga temperatura e lartë e cila u përhap kudo, kurse kishte të tjerë që kishin mbetur të shtrirë përdhe duke bërtitur nga dhimbjet dhe në trup kishin djegie vdekjeprurëse. Çdo gjë që ishte ndërtuar më parë në rajonin ku ndodhi shpërthimi, si: muret, shtëpitë, fabrikat dhe ndërtesat e tjera, u shembën tërësisht. Mbeturinat e këtyre rrënojave lëviznin në hapësirë në formën e një vorbulle e tmerrshme. Tramvajt u shkulën nga hekurudhat e tyre dhe ishin hedhur sikur të kishin humbur peshën dhe binarët e tyre. Trenat me gjithë vagonët e tyre, ishin flakur sikur të ishin lodrash fëmijësh. Kuajt, qentë dhe bagëtitë, i gjeti ajo që i gjeti njerëzit. Çdo gjë e gjallë e humbi jetën në rrethana jashtëzakonisht të dhimbshme që është e vështirë t’i përshkruash me fjalë. Drunjtë u mbuluan nga flakët, fidanët e orizit e humbën gjelbërimin e tyre, kullotat u dogjën ashtu siç digjet kashta e thatë.
Kurse në rajonin e vdekjes, shtëpitë u shkatërruan dhe u bën grumbuj dërrasash, tullash dhe shtyllash. Çdo gjë u shkatërrua në një diametër prej 10 kilometrash, ashtu siç shkatërrohen shtëpitë prej kartoni. Kurse ata që patën fatin t’i shpëtojnë vdekjes, u gjendën të rrethuar nga flakët. Ata pak njerëz që ia dolën mbanë të strehoheshin në ndonjë mburojë, vdiqën pas 20 apo 30 ditëve nga dhimbjet, si pasojë e rrezeve gama. Në mbrëmje, flakët filluan të ndalen dhe pastaj u shuan, ngase nuk kishte ngelur gjë pa u gllabëruar nga flakët. Hiroshima u shndërrua në hiç.” [3]
Pra, këto janë disa nga shenjat e civilizimit tuaj me të cilat ju mburreni, trumbetoni dhe sulmoni me të Islamin dhe Profetin e Islamit.
Ju ende vazhdoni të bëni lloj-lloj padrejtësie dhe shkatërrimi. Ju vazhdoni me shpikjet e mjeteve të rrënimit, shkatërrimit dhe shfarosjes dhe kjo, pasha Allahun, është kulmi i egërsisë dhe çnjerëzores. I Lartësuari ka thënë:
أمْ تَحْسَبُ أَنَّ أَكْثَرَهُمْ يَسْمَعُونَ أَوْ يَعْقِلُونَ إِنْ هُمْ إِلَّا كَالْأَنْعَامِ بَلْ هُمْ أَضَلُّ سَبِيلًا
“A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata janë sikur kafshët, bile janë edhe më të humbur.” [el-Furkan, 44]
Andaj, bombat tuaja, e një ndër to edhe bombën e Hiroshimës dhe të ngjashmet me të, bëjini kurorë për kokat tuaja dhe për kryetarët tuaj, ndërsa armët e shkatërrimit në masë, bëjini dhëmbë dhe kthetra që t’i shqyeni me to egërsirat dhe njerëzit.
وَسَيَعْلَمُ الَّذِينَ ظَلَمُوا أَيَّ مُنقَلَبٍ يَنقَلِبُونَ
“E ata që bënë zullum, do ta kuptojnë se çfarë përfundimi (të keq) do të kenë.” [esh-Shu’ara, 227]
_____________________
[1] Et-Tarikh el-Mu’asir, Urubba min et-Theurah el-Ferensijeh ila el-Harb el-‘Alemijeh eth-Thanijeh, fq. 505.
[2] El-Harb el-‘Alemijeh eth-Thanijeh, Ramadan Lawand, fq. 448-449.
[3] El-Harb el-‘Alemijeh eth-Thanijeh, Ramadan Lawand, fq. 446-447.
Shkroi: Rabij bin Hadij ‘Umejr el-Medkhalij
28/12/1426 h.
27 Janar 2006
Përktheu: Jeton Shasivari
20 Tetor 2020
Gostivar