Bismilah...

Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

Po! Është obligim për ne ta mbrojmë Profetin, sal-l-Allahu alejhi ue sel-lem, duke ndihmuar Sunetin e tij, duke e pasuar atë alejhi es-salatu ue sel-lem, duke e dashur atë dhe duke iu bindur atij. Në këtë mënyrë, ne u kundërpërgjigjemi atyre që e zgjasin gjuhën kundër Profetit, sal-l-Allahu alejhi ue sel-lem.

Gjithashtu, nëse ata që e zgjasin gjuhën ndaj Profetit dhe tallen me të janë muslimanë, atëherë kjo është dalje nga Islami dhe mbi ta zbatohet gjykimi i dezertimit (nga prijësi i muslimanëve që gjendet në atë vend, sh.p.). Por nëse kjo tallje vjen nga pabesimtarët, atëherë ne u kundërpërgjigjemi dyshimeve të tyre dhe i refuzojmë fjalët e tyre që kanë thënë në lidhje me Profetin, sal-l-Allahu alejhi ue sel-lem, dhe u sqarojmë atyre pozitën e Profetit, sal-l-Allahu alejhi ue sel-lem.

 

Përktheu: Abdullah Beqiri

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org