Bismilah...

Autor: Muhamed bin Umer Salim Bazmul

Burimi: https://bit.ly/3kTCmDy

 

A e dini se cila është tradhtia më e keqe?

Është ajo kur ti tradhton atë që të zë besë ty, duke i dhënë lajme të gabuara, e orienton në rrugë të gabuar, në mënyrë që të eksperimentosh tek ai doktrinën dhe drejtimin tënd partiak!

Ata i zbukuronin përpara njerëzve arritjet imagjinare të këtij njeriu!

Ata e paraqisnin atë sikur ai është shpëtimtari, ai që shpëtoi vendin e tij, dhe se vendet e tjera të botës kanë nevojë për një të ngjashëm që t’i shpëtojë!

Ata i mashtronin njerëzit që u zinin besë atyre, si dhe i indoktrinonin me mendimet të cilat i largonin ata nga xhemati dhe prijësit e tyre legjitim. Prandaj ata ua paraqitën atyre vendin e tij se ai është Xhenneti i Allahut në tokë... i mashtruan që të investonin paratë e tyre në vendin e tij, të blinin apartamente dhe vila... sepse ajo ishte toka…

Por pastaj u zbulua iluzioni… ranë maskat... u largua mjegulla... e sakaq doli që është tiran, me plotë kuptimin e fjalës, i njëjtë si tiranët që kemi dëgjuar më parë!

 

Përktheu: Servet Mata