Pyetje: A lejohet të qëndrojmë në xhami që të merremi me gjëra të dunjasë dhe të zhvillojmë lojëra? Sepse ka njerëz që thonë se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i lejoi Etiopianët të lozin në xhami.
Përgjigje: Loja që Etiopianët kanë bërë në xhami, nuk është loja që ti ke për qëllim, e që është loja e padobishme. Loja e Etiopianëve ishte lojë me shtiza. Pra, ata bënin stërvitje me armë dhe shtizat janë armë. Kështu që, lejohet stërvitja me armë edhe në xhami, nuk ka problem sepse është një prej mjeteve të xhihadit. Por që të vijnë njerëzit dhe të luajnë lojëra në xhami, lojëra të cilat nuk shërbejnë për xhihad, kjo nuk lejohet. Xhamitë nuk janë ndërtuar për këto lojëra.
Përktheu: Jeton Shasivari