Autor: Shejkh Muhamed el-Emin esh-Shenkiti
Burimi: ‘Aduaa el-Bejaan, vëll.3/fq.580
Gjithashtu, prej udhëzimit që të jep Kur`ani për atë që është më e drejta, është edhe udhëzimi i tij që përparimi nuk bie ndesh me zbatimin e fesë. Kurse imagjinata që kanë futur armiqtë e fesë në mendjet e dobëta të disave që i atribuohen Islamit, se nuk mund të arrihet përparimi përveç se po u zhveshëm nga feja Islame, kjo është e kotë dhe e pabazë, ngaqë Kur`ani Fisnik thërret që të bëhet përparim në të gjitha fushat që kanë rëndësi për dynjanë apo për fenë. Por ama ky përparim duhet të bëhet brenda kufijve të fesë, duke u zbukuruar me normat fisnike të moralit fetar dhe duke iu përmbajtur mësimeve hyjnore të Islamit. Ka thënë i Lartësuari:
وَأَعِدُّوا لَهُم مَّا اسْتَطَعْتُم مِّن قُوَّةٍ
“Andaj përgatisni për ta sa të keni mundësi prej fuqisë...” vazhdon më tej ajeti.
Kështu që, ne duhet të përgatitemi që të përballemi me armikun, duke zbatuar fenë njëkohësisht. Shiko te Fjala e Allahut të Lartësuar:
وَأَعِدُّوا لَهُم مَّا اسْتَطَعْتُم مِّن قُوَّةٍ
“Andaj përgatisni për ta sa të keni mundësi prej fuqisë...”
Ky është një urdhër i prerë që të bëhet përgatitje me çdo gjë të mundshme nga fuqia, sado që të avancojë fuqia. Pra, ky është një urdhër i prerë që të bëhet përparim në çështjet e dynjasë dhe të mos mbetemi vendnumëro në gjendjen që kemi qenë në fillim, përderisa është duke u bërë avancim i ri, por ama të gjitha ato përparime duhet të bëhen në përputhje me zbatimin e fesë.
Përktheu: Alban Malaj