Bismilah...

O vëllezër, me të vërtetë që Iblisi e tërheq njeriun avash-avash. Prandaj, dijeni se turpi ka derën e vet. Por nëse dëmtohet kjo derë, atëherë do të dobësohet turpi. Dobësia mund të jetë e vazhdueshme, aq sa mund të vdesë turpi.

Tani o vëllezër ju po e shikoni këtë fatkeqësi që na ka rënë neve, në këto rrjetet sociale, se si disa burra i nxjerrin gratë e tyre që të kërcejnë me qëllim që të marrin sa më shumë shikime për të fituar para. Kështu, turpi është duke u venitur nga ta, pak nga pak.

Hapat e shejtanit janë të rrezikshme. Nëse burri fillon që ta puthë gruan e tij përpara njerëzve, ky është një hap. Më pas, ai e shikon këtë gjë të lehtë dhe pastaj herën e dytë kërcen me të përpara njerëzve. Pastaj herën e tretë e urdhëron gruan e tij që të kërcejë përpara shokëve të tij. Kështu e tërheq atë shejtani, hap mbas hapi. Atëherë, turpi i tij dobësohet vazhdimisht, derisa të vdesë fare. E nëse vdes turpi, ai bëhet dejuth (njeri pa xhelozi), kurse dejuthi nuk ka për të hyrë në Xhenet!"

Gjithashtu, ai mund të dëmtojë të tjerët që e shohin duke vepruar ashtu. Ai mund të ndezë epshin e atij që është i pamartuar, saqë e bën atë që të bjerë në harram. Po.

 

Përktheu: Alban Malaj