"Ata harxhojnë mijëra e miliona para për të financuar kanalet, platformat mediatike etj., por ama çfarë kërkojnë ata me këtë? Ata kërkojnë që njeriu të jetë besnik i tyre. Në çfarë mënyre dhe si duan ta formojnë këtë besnikëri për ta?
Këtë besnikëri duan ta formojnë duke iu drejtuar mendjes së tyre fillimisht me gjëra të vogla, derisa të arrijnë në atë shkallë saqë njeriu të mos ketë më liri të të menduarit në mënyrë të pavarur, por që njeriu të mendojë duke u bazuar në ato gjëra që ia kanë lejuar ata që të mendojë.
Ata i dirigjojnë njerëzit madje edhe për emocionet, besnikërinë dhe dashurinë që duhet të kenë, madje edhe për aspektet e natyrshmërisë njerëzore.
Ata vazhdimisht godasin, godasin, godasin, me qëllim që njeriu të jetë besnik i tyre, qoftë edhe për aspektet e natyrshmërisë së tij njerëzore, qoftë edhe për ndjenjat e tij, saqë i shpien njerëzit aty ku duan ata."
Përktheu: Jeton Shasivari