Bismilah...

 

“S’ka dyshim se armiqtë e Islamit janë të mendimit që, dobësimi i Mbretërisë së Arabisë Saudite është misioni më i rëndësishëm që kanë ata! Ama për sa i përket Rrafidave, që janë Shijat të cilët shenjtërojnë dymbëdhjetë imamët e tyre, ata nuk shënjestrojnë vetëm Mbretërinë e Arabisë Saudite, por ata besojnë se krejt Ehli Suneti janë qafira. Mirëpo, prej parimeve themelore që kanë ata është tekija, munafikllëku, u shfaqin njerëzve tjetër gjë nga ajo që fshehin në zemrat e tyre, prandaj thonë se ata janë ashtu e kështu. Fjala që thonë ata se kanë për të shkatërruar shtetin e Jehudëve është gënjeshtër. Çështja e tyre dihet tashmë.

Të gjitha belatë që i kanë ardhur Bagdadit dhe Irakut në brezat e parë të muslimanëve, shumicën e rasteve kanë ardhur për shkak të Rrafidave. Për shkak të urrejtjes që kanë ata për Saudinë, ata rreken pa pushim që t’i shkaktojnë telashe këtij shteti, por, Allahu nuk e pranon këtë dhe pa dyshim që Ai me Fuqinë e Tij do ta plotësojë dritën e Tij dhe do ta mbrojë këtë vend. Ne e lusim Allahun që t’u japë sukses udhëheqësve të këtij vendi që ata të ndërmarrin të gjitha masat e mundshme për ta mbrojtur këtë vend nga sherri i armiqve.”

 

Përktheu: Alban Malaj