Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira! Çfarë gjykimi ka fitimi i parave nga Youtube, Tiktok dhe të ngjashmet si këto?
Përgjigje: Këto rrjetet moderne, si Youtube, Instagrami, paratë që fitohen në to nëse bëhen përmes lypjes, duke u thënë tjerëve: “Dërgoni sa më shumë pëlqime! Dërgoni si dhuratë (gift) një luan! Allahu ua shpërbleftë! Allahu ua shpërbleftë o ju të rinj!” Kjo është lypje e fëlliqur! Ai i cili lyp, Ditën e Gjykimit do të vijë dhe s’do të ketë as një copë mishi në fytyrë!
E nëse fitimi bëhet përmes reklamave në të cilat ka gra të zhveshura, muzikë, këngë, promocione për gjëra hallall dhe gjëra haram, atëherë ky lloj fitimi është haram dhe është gjë e fëlliqur që njeriu të vendosë në kanal gjëra të mira dhe t’ia lejojë Youtubit që t’i reklamojë ato me qëllim që të fitojë pará. Nëse ai i lejon të gjitha ato dhe nuk ka mundësi që t’i komandojë, atëherë edhe kjo është haram dhe nuk lejohet.
E nëse këto pará jepen për shkak të numrit të madh të shikimeve dhe ndjekësve në kanal dhe ai vendos aty gjëra të dobishme, njerëzit e duan këtë kanal dhe e ndjekin atë dhe ajo qendër e atij kanali u jep atyre pará, atëherë lejohet fitimi dhe nuk ka problem me lejen e Allahut.
Përktheu: Jeton Shasivari