Pyetje:
Shejkh i nderuar, cili është gjykimi për dëgjimin e kasetave të quajtura si “Ilahije Islame” dhe a na këshilloni që t’i dëgjojmë këto? Allahu ju ruajt.
Përgjigje nga Shejkh Uthejmini:
Unë të këshilloj ty me Librin e Allahut (‘Azze ue Xhel) dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu alejhi ue ‘ala aalihi ue sel-lem) dhe biografinë e tij të lëvduar. Betohem në Allahun, këto janë më të mira se dëgjimi i ilahive, edhe në qoftë se thuhet se ato janë “ilahije Islame,” ngase ne kemi dëgjuar se këto ilahije kanë ndryshuar dhe kanë filluar të recitohen me melodi të cilat u ngjajnë melodive të këngëve të turpshme, dhe këto ilahije bëhen me zëra joshëse që ngjallin epshe. Dhe nëse çështja qëndron ashtu siç dëgjuam, atëherë nuk lejohet të dëgjohen ato. Po. Çka?
Po ashtu, nëse në to ka def, atëherë kështu shtohet më shumë gjynahu.
Përktheu: Jeton Shasivari