Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz bin Baz
Burimi: Fetaua Islamije, vëll. 1, fq. 253


Pyetje: Çfarë gjykimi ka bërja e nijetit për namaz me zë?

Përgjigje: Bërja e njijetit me zë është bidat, kurse bërja e tij me zë të lartë është gjynah akoma më i keq. Suneti kërkon vetëm që nijeti të bëhet me zemër, sepse Allahu Subhanehu ue Te’ala e di se çfarë mbahet sekret dhe çfarë është e fshehtë, ngaqë Ai thotë:

قُلْ أَتُعَلِّمُونَ اللَّهَ بِدِينِكُمْ وَاللَّهُ يَعْلَمُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الأرْضِ

Thuaju: Vallë, a do ta njoftoni Allahun për fenë tuaj, ndërkohë që Ai di gjithçka që përmbajnë qiejt dhe Toka?!” [el-Huxhurat, 16]

Nuk ka asnjë transmetim të saktë për nijetin me zë as nga Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), as nga Sahabët (radij-Allahu ‘anhum) dhe as nga dijetarët që erdhën pas tyre. Nga kjo kuptohet që bërja e nijetit me zë është padyshim e ndaluar, është bidat dhe një gjë e shpikur. Dhe Allahu është Dhënësi i suksesit.

 

 

Përktheu Alban Malaj