Autor: Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i
Burimi: “Fetva rreth Gruas Muslimane” fq. 79
Pyetje: Çfarë gjykimi ka organizimi i tubimeve, spektakleve apo festave me rastin e përfundimit të mësimit përmendësh të Kur'anit, duke patur parasysh që në këto tubime ka disa ilahije?
Përgjigje: Në to nuk duhet të shkohet! Kush janë ata njerëz që i organizojnë këto tubime? Mos vallë ata po e bëjnë këtë gjë për të kërkuar Fytyrën e Allahut Subhanehu ue Te’ala? Sahabët nuk mblidheshin kur mësonin përmendësh Kur'anin? A u mblodhën ata për të festuar me rastin e Selim Mela’ Ebi Hudhejfeh, apo për Mu’adh bin Xhebelin, apo për Ubej bin Ka’bin? Këta të tre janë nga hafizat e Kur'anit.
Sido që të jetë puna o vëllezër, ata bëjnë harxhime dhe shpërdorime në Fenë e Allahut – d.m.th. Hizbitë – me këto ceremonitë fetare, dhe Allahu është Ai të cilit i kërkojmë ndihmë.
Përveç kësaj, unë nuk mendoj se duhet të shkohet në festimet dhe tubimet e Ikhuanul-Muflisin. Sa u përket të tjerëve përveç tyre, unë kam neveri dhe e urrej pjesëmarrjen (në të tilla ceremoni) sepse kjo nuk ka qenë në kohën e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe me të vërtetë hafizat e Kur'anit që ishin në atë kohë si dhe në kohën e Tabi’inëve nuk organizonin tubime dhe festime të tilla.
Përktheu Alban Malaj