Autor: Imam Rabij ibën Hadij el-Medkhalij
Burimi: Kitabu el-Lubab min Mexhmu’i Nasaihi ue Teuxhihati Shejkh Rabij li Shebab, fq. 35
Pyetje: A lejohet ulja në një vend ku bëhet bidat, siç është duaja me xhemat, leximi i Kuranit njëzëri (nga një grup njerëzish), leximi i poemës “Burda” (poemë e Busajrit) pas namazit dhe para namazit?
Përgjigje: Unë mendoj se nuk lejohet (të ulesh aty). Fale namazin dhe mos u ul me ta, sepse në përgjithësi ata vijnë me këto bidate dhe devijime në fund të namazeve. Burda ka në të shirk të madh – Allahu na ruajtë. Si të dëgjohet shirku?! Ti vjen në xhami për të fituar shpërblime nga Allahu – Azze ue Xhel-le. Allahu të shkruan ty për çdo hap një shpërblim dhe për çdo hap të fshin një gjynah. Kështu që ti, nuk je kthyer vetëm se i ngarkuar me gjynahe dhe të këqija – prej Allahut kërkojmë mbrojtje.
مَنْ رَأَى مِنْكُمْ مُنْكَرًا فَلْيُغَيِّرْهُ بِيَدِهِ فَإِنْ لَمْ يَسْتَطِعْ فَبِلِسَانِهِ فَإِنْ لَمْ يَسْتَطِعْ فَبِقَلْبِهِ وَذَلِكَ أَضْعَفُ الإِيمَانِ
“Kush prej jush sheh një të keqe, le ta ndryshojë atë me dorën e tij. E nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet (as edhe me këtë) atëherë me zemrën e tij. Dhe ky është imani më i dobët.” [1]
Nëse ata zhyten në kotësinë (batilin) e tyre, atëherë nuk të lejohet që të ulesh me ta, përveç nëse e ngre zërin kundër tyre duke e thënë fjalën e vërtetë, ua sqaron atyre hakun duke thënë se: kjo është devijim; Allahu thotë kështu; i Dërguari i Allahut thotë kështu, përndryshe nuk të lejohet të ulesh me ta kurrsesi.
âوَإِذَا رَأَيْتَ الَّذِينَ يَخُوضُونَ فِي آيَاتِنَا فَأَعْرِضْ عَنْهُمْ حَتَّىٰ يَخُوضُوا فِي حَدِيثٍ غَيْرِهِ ۚ وَإِمَّا يُنسِيَنَّكَ الشَّيْطَانُ فَلَا تَقْعُدْ بَعْدَ الذِّكْرَىٰ مَعَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ á
“Nëse i sheh ata të cilët merren me fjalë boshe duke u tallur me ajetet Tona (të Kuranit), atëherë largoju prej tyre derisa të ndërrojnë temë. E nëse shejtani të bën që të harrosh, atëherë pasi që të të kujtohet, mos u ul me popullin zullumqar.” El-En’am, 68
Fundnota:
[1] E ka nxjerrë Muslimi (49) nga hadithi Ebu Se’id el-Khudrij.
Përktheu: Jeton Shasivari
29 Tetor 2015