Autor: Imam Neueuij

Burimi: Mexhmu’u Sherhu Muhedh-dheb, 3/548

 

 

“Namazi që njihet si “Namazi i Ragaibit” i cili është dymbëdhjetë rekate që falet midis Akshamit dhe Jacisë në natën e parë të Xhumase në muajin Rexheb, dhe namazi i natës me njëqind rekate që falet në mesin e muajit Shaban, këto namaze janë dy bidate të qortuara, të fëlliqura. Të mos mashtroheni se këto namaze përmenden në librat “Kuetul-Kuluub’ dhe “Ihjau Ulumi Din,” e as të mos mashtrohemi me hadithin që përmendet në këto dy libra, sepse i tëri është i pabazë (batil). Të mos mashtrohemi nga ndonjëri prej imamëve, të cilit i qe pështjelluar gjykimi për këto dy namaze, i cili shkroi disa letra për pëlqimin e këtyre dy namaze, ngaqë ai ka gabuar në këtë çështje. Shejkhu, Imami, Ebu Muhamed Abdu-Rrahman bin Isma’il el-Makdisij shkroi një libër të çmuar për kotësinë e këtyre dy namazeve ku dha më të mirën e tij dhe ia qëlloi – Allahu e mëshiroftë.”

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari