Bismilah...

Autor: Shejkhul-Islam Ahmed bin Abdul-Halim bin Abdus-Selam ibën Tejmijeh

Burimi: el-Fetaua el-Kubra, 2/261

 

 

Një mesele: në lidhje me namazin e Ragaibit, a është i preferuar apo jo?

 

Përgjigje: I Dërguari i Allahut – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – nuk e ka falur këtë namaz, e as ndonjëri nga Sahabët, as Tabi’inët, as imamët e Muslimanëve, as që nxiti për të i Dërguari i Allahut – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – e as ndonjëri nga Selefët, as imamët, as që kanë përmendur për këtë ndonjë vlerë që e dallon atë.

 

Kurse hadithi që është transmetuar nga Pejgamberi – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – për këtë namaz, është i rremë dhe i sajuar, me pajtimin e njerëzve të dijes për këtë çështje. Për këtë arsye, el-muhakkikun-ët (dijetarët verifikues) kanë thënë: ai namaz është i urryer (mekruh), e nuk është i preferuar (mustehab). Allahu e di më së miri.

 

Përktheu: Jeton Shasivari