Autor: Ibën Kajjim el-Xheuzijeh
Burimi: Zadul Me'aad, 1/194
I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – kur fillonte të falte namaz thoshte: “Allahu Ekber!” dhe nuk thoshte asgjë tjetër para kësaj.
Ai nuk e shqiptonte kurrë nijetin me gojë! Nuk thoshte: “Për Hir të Allahut po fal këtë namaz, u drejtova nga Kibla, katër rekate, si Imam, ose si xhemat!”
As nuk tha: “E kryej këtë namaz, apo ta kompensoj këtë namaz.”
E as nuk tha: “Po fal farzin e kësaj kohe!”
Pra, këto janë dhjetë bidate, për të cilat, askush nuk ka transmetuar asgjë nga ai – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – as me zinxhir transmetimi të saktë, as të dobët, as të pandërprerë e as mursel, qoftë edhe një frazë e vetme! Gjithashtu, nuk është transmetuar diçka as nga ndonjëri prej shokëve të tij dhe nuk e ka pëlqyer atë ndonjë prej tabi'inëve, e as ndonjëri prej katër imamëve!
Përktheu: Servet Mata