Bismilah...

Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

 

Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira dhe ju begatoftë në diturinë tuaj. Disa njerëz argumentohen për lejimin e ilahijeve Islame me dy ngjarje që kanë ndodhur në kohën e të Dërguarit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, e ato janë:

E para: Kur Sahabët ishin duke hapur hendekun, ata recitonin (poezi).

E dyta: Kur banorët e Medines e mirëpritën të Dërguarin, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur erdhi prej Mekkes.

Çfarë mund të na thoni për këtë gjë?

 

Përgjigje: Në lidhje me emigrimin e Pejgamberit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, prej Mekkes në Medine, nuk është vërtetuar se e kanë pritur atë me recitime [1]. Ne themi “inshad – recitim” e nuk themi “enashid – këndime, ilahije.” Ka dallim midis recitimit dhe ilahijeve. Recitimi bëhet nga një person i vetëm, kurse enashidet këndohen në grup dhe me zëra melodikë dhe tundues. Këto ilahije nuk lejohen sepse bëjnë pjesë te këngët.

Kurse sa për recitimin e poezive të pastra dhe të dobishme të cilat i reciton një poet, siç bënte Hassani, radijAllahu ‘anhu, në prani të Pejgamberit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, dhe Pejgamberi e inkurajonte për recitimin e poezive, siç vepronte edhe Kab ibën Malik dhe poetët tjerë të të Dërguarit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, nuk ka problem që të  recitohen poezi të dobishme. Nuk ka asnjë problem.

_______________________

[1] Shënim i përkthyesit: Ky transmetim është i dobët (daif). Për më shumë, shtypni linkun më poshtë që të lexoni studimin e Shejkh Albanit, Allahu e mëshiroftë, për këtë çështje:

http://selefi.org/index.php/sira/2055-pavertetesia-e-ngjarjes-taleal-bedru-alejna-shejkh-albani

Përktheu: Jeton Shasivari