Bismilah...

Autor: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (1420 h.)

 

Pyetje: A lejohet festimi i natës 15-të në muajin Shaban (Nata e Beratit) dhe gjallërimi i kësaj nate me adhurime?

Përgjigje: Nuk lejohet festimi i natës së 15-të të muajit Shaban dhe ky festim nuk ka bazë dhe argument. Nuk ka bazë as edhe nata e 27-të e muajit Rexheb të cilën e quajnë “Nata e Israsë dhe Miraxhit” të gjitha këto janë bidate. Nuk festohet nata e 15-të e muajit Shaban, as nata e 27-të e muajit Rexheb. Krejt këto janë bidate që i kanë shpikur njerëzit. E njëjta gjë është edhe me festimin e Mevludit i cili është bidat. Nuk lejohet festimi i ditëlindjes së Pejgamberit, as nata e 15-të e muajit Shaban, as nata e 27-të e muajit Rexheb të cilën e quajnë “Nata e Israsë dhe Miraxhit”.

Të gjitha këto janë bidate të cilat nuk i ka praktikuar i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, as i kanë praktikuar Halifët e Drejtë, as Sahabët, as Selefët e devotshëm nga tre brezat e artë, por të gjitha këto i shpikën njerëzit më vonë. Kërkojmë mirëqenie prej Allahut.

 

Përktheu: Jeton Shasivari