Burimi: https://t.me/sh_alruhaily/3224
Unë i thashë: Më sill një argument ku përmendet festimi i mevludit (ditëlindjes së Profetit) në Kuran dhe Sunet?
(Përkrahësi i mevludit): Ai heshti dhe nuk kishte çfarë të thoshte.
Unë i thashë: Po të japim më shumë hapësirë. Më sill një argument ku përmendet mevludi në gjurmët e Sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta?
(Përkrahësi i mevludit): Ai heshti dhe nuk kishte çfarë të thoshte.
Unë i thashë: Po të japim ende më shumë hapësirë. Më sill një argument ku përmendet mevludi në qindvjeçarin e parë të Islamit, në të cilin jetoi brezi më i mirë i Umetit?
(Përkrahësi i mevludit): Ai heshti dhe nuk kishte çfarë të thoshte.
Unë i thashë: Po të japim ende më shumë hapësirë. Më sill një argument ku përmendet mevludi në fjalët e Tabi’inëve dhe në qindvjeçarin e dytë në të cilën jetoi brezi i dytë nga brezat e artë?
(Përkrahësi i mevludit): Ai heshti dhe nuk kishte çfarë të thoshte.
Unë i thashë: Po të japim ende më shumë hapësirë. Më sill një argument ku përmendet mevludi në qindvjeçarin e tretë në të cilin jetoi brezi i tretë nga brezat e artë dhe më sill fjalët nga katër Imamët e katër Medh’hebeve?
(Përkrahësi i mevludit): Ai heshti dhe nuk kishte çfarë të thoshte.
Unë i thashë: Po të japim ende më shumë hapësirë. Më sill një argument ku përmendet mevludi në librat e katër medh’hebeve të hershme?
(Përkrahësi i mevludit): Ai heshti dhe nuk kishte çfarë të thoshte.
Në fund i thashë: SuhbanAllah! Pas të gjitha këtyre që i përmendëm, me çfarë sheriati dhe logjike na qenka fe festimi i mevludit?
Pasha Allahun! Pasha Allahun! Ajo që atëherë në kohën e tyre nuk ishte fe, s’ka për të qene fe më vonë. Nuk është tjetër vetëm se një bidat i shpikur dhe çdo shpikje është devijim.
(Përkrahësi i mevludit): Edukata ka përparësi ndaj pasimit. Nëse do të ishim ndaluar nga ana e modestisë, ne do ta kishim festuar atë nga e edukatës dhe dashurie që kemi për të.
Unë i thashë: SubhanAllah! Prej kur na qenka kundërshtimi ndaj tij edukatë?! Prej kur na qenka kundërshtimi ndaj tij dashuri?! Pasha Allahun! Nëse një fëmijë do ta kishte përdorur këtë mënyrë argumentimi kur do ta kundërshtonte dhe nuk do t’i bindej babait të tij dhe gjyshit të tij, njerëzit me logjikë të shëndoshë do ta kishin qortuar atë fëmijë. E si të pajtohemi me mevludin për zotëriun tonë, të Dërguarin e Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem?!
Pastaj, ne, a e duam respektojmë dhe e duam atë më shumë se Sahabët, Tabi’inët dhe katër Imamet? Kjo është një shpifje e madhe.
Pastaj, ky parim bie ndesh me Kuranin, Sunetin dhe ixhmanë e Selefëve.
Përderisa me këto që thamë hidhet poshtë festimi i mevludit që në origjinë, nga ai që ka logjikë të shëndoshë dhe nuk është i lidhur me vargonjtë e pasimit të verbër, atëherë si do të ishte gjykimi për të këqijat e shumta që bëjnë njerëzit gjatë mevludit, për të cilat nuk dyshon njeriu i logjikshëm?!