Bismilah...

Jemi në muajin rabiul-eu’uel, që njihet si muaji në të cilin festohet bidati i mevludit, kurse shpikja e tij u bë nga ana e Fatimijunëve, siç thonë historianët, dhe ishte bidat i shpikur për qëllime politike. Për arsye se Fatimijunët, të cilët quhen Ubejdijun, edhe pse është i përhapur atribuimi apo emërtimi i tyre si Fatimijun, kurse realisht ata janë Ubejdijun. Kur Ubejdijunët panë se populli i Egjiptit nuk e pranonin autoritetin dhe udhëheqësinë e atyre mbi ta, ata e shpikën bidatin e mevludit me qëllim që t’u tregojnë njerëzve se e duan të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam. Pas kësaj, për çdo natë të vitit, shpikën nga një bidat duke i kremtuar ato si festa të ndryshme, me qëllim që t’i largojnë njerëzit nga baza e Sunetit dhe të përhapin bidate në mesin e tyre. Këto i kanë thënë një grup dijetarësh.

 

Përktheu: Jeton Shasivari