Bismilah...

📚Burimi: Mexhmu'ul-Fetaua, vëll.9/fq.211

🖋️ Autor: Shejkh 'Abdul-'Azijz Ibën Baz

 

Pyetje: Dikush nga dijetarët ka përmendur që imami Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë, e ka pëlqyer festimin e ditëlindjes së Profetit - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -, a është e vërtetë kjo o shejkh bujar?

Përgjigje: Festimi i ditëlindjes së Profetit, mbi të qofshin salavatet më të mira dhe selamet më të dëlira, është bidat, nuk lejohet, sipas fjalës më të saktë të dijetarëve, ngaqë Profeti - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - nuk e ka bërë, po kështu edhe Prijësit e Drejtë, edhe krejt Sahabët e tij, po kështu edhe dijetarët dhe udhëheqësit e tre brezave më të mirë. Porse ka ndodhur ky bidat mbas atyre, për shkak të Shijave dhe atyre që i ndoqën verbërisht, prandaj nuk lejohet veprimi i mevludit dhe as nuk lejohet që të imitohen ata që e veprojnë atë.

Shejkh Takijudin Ahmed Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë, është njëri prej atyre që e refuzojnë mevludin dhe e konsiderojnë bidat.. Mirëpo në librin e tij "Iktidaa es-Sirat el-Mustekim Mukhalifetun As'hab el-Xhehiim", ai ka folur për personin që e vepron mevludin me injorancë dhe nuk duhet të mashtrohet askush nga njerëzit që e veprojnë bidatin apo nga ata që e veprojnë dhe i thërrasin të tjerët që ta veprojnë, siç është për shembull Muhamed Aleuij Malikij e të tjerë si puna e tij, ngaqë argumenti nuk është te fjalët e burrave porse argumenti është veçse te fjala që ka thënë Allahu i Patëmeta apo që ka thënë i Dërguari i Tij - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -, apo tek ixhmaja e Selefëve të Umetit. Kjo sepse Allahu ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ وَأُولِي الْأَمْرِ مِنْكُمْ فَإِنْ تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللَّهِ وَالرَّسُولِ إِنْ كُنْتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ ذَلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلًا

"O ju që besoni bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit dhe udhëheqësve tuaj. E nëse kundërshtoheni për ndonjë gjë, atëherë ktheheni atë tek Allahu dhe i Dërguari, nëse ju besoni në Allahun dhe Ditën e Kijametit. Pikërisht kjo është mirësi dhe shpjegimi më i mirë." [en-Nisaa, 59]

Gjithashtu, është Fjala e Allahut të Patëmeta:

وَمَا اخْتَلَفْتُمْ فِيهِ مِنْ شَيْءٍ فَحُكْمُهُ إِلَى اللَّهِ

"E për çfarëdo që të kundërshtoheni, atëherë gjykimi i saj është tek Allahu..." vazhdon më tej ajeti. [esh-Shuura, 10]

Gjithashtu, është Fjala e Allahut të Patëmeta:

لَّقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِّمَن كَانَ يَرْجُو اللَّهَ وَالْيَوْمَ الْآخِرَ وَذَكَرَ اللَّهَ كَثِيرًا

"Me të vërtetë që, për ju ka tek i Dërguari i Allahut një shembull të mirë, për atë që shpreson në Allahun dhe Ditën e Kijametit dhe bën shumë dhikër për Allahun." [el-Ahzab, 21]

Ai - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - nuk e ka bërë mevludin, ndërkohë që ai e ka përcjellë shpalljen në mënyrën më të qartë, me fjalët dhe veprat e tij - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -. Madje as Sahabët e tij nuk e kanë bërë mevludin, e po të kishte qenë mevludi i mirë, ata padyshim që do të na kishin paraprirë në kryerjen e tij. Ka thënë i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -:

من أحدث في أمرنا هذا ما ليس منه فهو رد.

"Kush shpik në këtë çështjen tonë diçka që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar." [Është pajtuar Bukhari dhe Muslimi për saktësinë e këtij hadithi.]

Ka thënë gjithashtu i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -:

من عمل عملا ليس عليه أمرنا فهو رد.

"Kush punon një vepër të cilën ne nuk e kemi urdhëruar, ajo është e refuzuar." [E ka transmetuar Muslimi në Sahihun e tij.]

Gjithashtu, i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - thoshte gjithmonë në hytbet e tij:

أما بعد فإن خير الحديث كتاب الله وخير الهدي هدي محمد صلى الله عليه وسلم، وشر الأمور محدثاتها، وكل بدعة ضلالة

"E më pas: me të vërtetë që, fjala më e mirë është Libri i Allahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -, ndërsa gjërat më të këqija janë ato që janë të shpikura, kurse çdo bidat është devijim." [E ka transmetuar Muslimi në Sahihun e tij.]

Hadithet me këtë kuptim janë të shumta. Për këtë temë janë shkruar vepra voluminoze, si dhe për bidatet e tjera poashtu, siç është festimi i natës së Israsë dhe Miraxhit, nata e gjysmës së muajit Sha'ban.

 

Përktheu: Alban Malaj