Bismilah...

Komisioni i Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetva

Pyetje: A është e vërtetuar nga Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ngritja e duarve për të bërë dua mbaz namazit apo jo? Dhe nëse nuk është e vërtetuar, atëherë a lejohet të ngrihen duar mbas pesë namazeve (farz) apo jo?

Përgjigje: Nuk është e vërtetuar nga Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) me sa dimë ne që ai t’i ngrinte duart për të bërë dua mbas dhënies së selamit në namazet farz, dhe ngritja e duarve mbas selamit në namazet farz bien në kundërshtim me Sunetin.

Dhe suksesi është nga Allahu. Lavdërimi dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed si dhe mbi Familjen dhe Shokët e tij.

Komisioni i Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetva

[Pyetja n.4, fetvaja n.5565, vëll.7]

Shejkh ‘Abdul-‘Azijz bin Baz

Shejkh ‘Abdullah bin Gudejan

Shejkh ‘Abdullah bin Ku’ud

Shejkh ‘Abdur-Rrazzak el-‘Afijfi

Përktheu: Alban Malaj