Autor: Muhammed Nasirud-Din el-Albanij (1419 h)
Burimi: Silsiletul-Hudaa uen-Nuur, n.805
Nëse përkujdesi i Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala aalihi ue sel-lem) arriti deri në këtë gradë në nxitjen e Muslimanëve që t’i kundërshtojnë mushrikët, atëherë si mund të jetë e lejuar tek disa Muslimanë sot që të marrin disa mjete që i ndjekin qafirat për të tërhequr njerëzit nëpër xhamia, për shembull. Aq sa çështja arriti deri atyre saqë disa prej tyre futën fotografitë nëpër xhamia, madje në disa vende futën disa mjete muzikore në emër të zbutjes së zemrave të Muslimanëve.
Dhe akoma më e hidhur se kjo, për sa i përket mashtrimit të njerëzve, janë mjetet që morën ata të cilat i përhapën, dhe u inçizuan kaseta të shumta me to, janë ato që ata i quajtën “enashijde islamije – ilahitë islame”. Iblisi i mallkuar i shtyu ata tek këto mjete në fillim me përdorimin e defit dhe zërit melodioz, në disa prej atyre që quhen “enashijde islamije”, me vargjet që i këndojnë këngëtarët e famshëm. Kështu filluan me përhapjen e këtyre “enashideve” që pretendohet se janë “islamike”. Pastaj Shejtani i shtyu ata dhe i kaloi nga ky gjynahu i parë tek gjynahu tjetër që është akoma më i rëndë se i pari, saqë fillua t’u bien defave dhe daulleve në ato që i quajtën “enashijde islamije”.
Pastaj Shejtani i bëri ata që të fusin në to disa instrumente të tjera muzikore që nuk i kanë njohur këngëtarët e famshëm të mëhershëm, por që ato janë prej instrumenteve të cilat i kanë shpikur qafirat evropianë. Ata i futën këto “enashide” e këto instrumente në shtëpitë e Allahut Tebarake ue Te’ala, me foto, me video e me mjete të tjera të ngjashme, e pretenduan se ato janë për t’i tërhequr njerëzit drejt bindjes ndaj Allahut dhe adhurimit të Allahut në shtëpitë e Allahut. Dhe ata ranë ashtu siç ranë qafirat përpara tyre, kur disa nga gratë e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala aalihi ue sel-lem) përmendën, pasi që u kthyen nga Etiopia, i përmendën të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala aalihi ue sel-lem) një kishë që e kishin parë në Etiopi, dhe përmendën fotot dhe pikturat që gjendeshin në të.
Atëherë tha ai (‘alejhis-salatu ues-selam): “Ata, nëse vdiste ndonjë njeri i devotshëm, ndërtonin mbi varrin e tij faltore dhe pikturonin në të të tilla piktura. Ata janë krijesat më të këqija tek Allahu Tebarake ue Te’ala. Kështu janë bërë xhamitë sot, shumë të ngjashme me kishat e të Krishterëve, në aspektin e zbukurimit, dekorimit dhe këndimit që bëhet në to, që ata e quajnë “ilahije fetare”. Dhe unë frikësohem më se tepërmi se do të vijë një ditë kur do të bëhet e lejuar për gratë e zhveshura që të hyjnë nëpër xhamia, tamam ashtu siç bëjnë të Krishterët nëpër kisha. Lusim Allahun ‘Azze ue Xhel-le që të na ruajë nga sherri i gjërave të shpikura. Kjo është përgjigja që mu lehtësua për atë pyetje dhe lus Allahun për Muslimanët që t’i kthejë ata tek Feja e tyre, në Dritën e Kur'anit dhe Sunetit, sipas rrugës që kanë qenë Selefët e Mirë.”
Përktheu: Alban Malaj