Bismilah...

Shejkh Salih el-Feuzan


Pyetje: Në fshatin që jetojmë ne është një Imam (xhamie) i cili është hafidh i Kuranit, shteti e ka kushtëzuar që kur t’ua fal namazin njerëzve të bëj lutje pas namazit (ngritja e duarve të xhematit bashkë me Imamin), ai e din se nëse nuk pajtohet me këtë lutje (du’a) pas namazit, atëherë njerëzit do të marrin një Imam tjetër i cili nuk e përvetëson leximin e Kuranit. Cili është gjykimi rreth kësaj?

Përgjigje nga Shejkh Feuzan:

Gjykimi është se ai nuk iu bindet atyre sepse vërtet Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:

"Nuk ka bindje ndaj krijesës kur i bëhet mëkat Krijuesit."

Nëse ata zgjedhin një Imam i cili nuk e përvetëson leximin e Kuranit, atëherë kjo është përgjegjësi e tyre, kjo është përgjegjësi e tyre. Andaj mos bëj mëkat sepse duaja e cila bëhet me zë pas namazit farz është bidat.

 

Video në AudioSelefi.org

 

Perktheu: Jeton Shasivari