Kapitulli i Katërt: Qëllimi i Daues
Qëllimi i daues është që t’i nxjerrë njerëzit nga errësira në dritë dhe t’i udhëzojë ata tek e vërteta derisa të kapen fort pas saj dhe të jenë të shpëtuar nga Zjarri i Xhehenemit dhe Zemërimi i Allahut; t’i nxjerrë mosbesimtarët nga errësira e kufrit në dritë dhe udhëzim, për ta nxjerrë injorantin nga errësira e injorancës në dritën e dijes dhe për ta nxjerrë të pabindurin nga errësira e mosbindjes në dritën e bindjes.
Ky është qëllimi i daues, sikurse thotë Allahu në Kur'an:
“Allahu është Ueli (Mbrojtësi, Ruajtësi) i atyre që e besojnë Atë. Ai i nxjerr ata nga errësira në dritë.”
[Bekare, 257]
Pejgamberët u dërguan me qëllim që t’i nxirrnin njerëzit nga errësira në dritë.
Poashtu edhe thirrësat për tek e vërteta bëjnë daue dhe janë të angazhuar me të me qëllim që t’i nxjerrin njerëzit nga errësira në dritë, t’i shpëtojnë ata nga Zjarri i Xhehenemit, nga bindja ndaj shejtanit dhe t’i shpëtojnë ata nga bindja e epsheve në bindje ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij.
Qëllimi i daues dhe xhihadit nuk është derdhja e gjakut, marrja e pasurisë apo robërimi i grave dhe fëmijëve, këto gjëra ndodhin rastësisht, por nuk janë këto qëllimi. Këto ndodhin atëherë kur mosbesimtarët refuzojnë që ta pranojnë të vërtetën, insistojnë në mosbesim dhe nuk pranojnë që të jenë të nënshtruar e të paguajnë xhizjen (taksën që duhet ta paguajnë ata që nuk janë Muslimanë por që jetojnë nën sundimin e Muslimanëve) kur kjo u kërkohet atyre. Në këtë rast, Allahu i ka urdhëruar Muslimanët që t’i vrasin ata, ta marrin pasurinë e tyre si plaçkë lufte dhe t’i robërojnë gratë dhe fëmijët e tyre; ti përdorin ata si ndihmesë për t’iu bindur Allahut, për t’u bërë të ditur atyre ligjin e Allahut dhe në këtë mënyrë ata do të mund të shpëtojnë nga shkaqet e dënimit dhe ankthit (nga Zjarri i Xhehenemit). Gjithashtu, nëpërmjet saj Muslimanët shpëtojnë nga kurthet dhe sulmi i atyre që i luftojnë, shpëtojnë nga pengesat që vendosin ata në rrugën drejt përhapjes së Islamit me qëllim që kjo daue të mos arrijë në zemrat e njerëzve dhe tek mbarë popujt në përgjithësi.
Nuk ka dyshim se e gjithë kjo është nga cilësitë dhe virtytet më të larta të Islamit, të cilën njerëzit që kanë drejtësi, aftësi për të kuptuar dhe mendjemprehtësi dëshmojnë nëse ata janë pasuesit e saj apo armiqtë e saj. Është nga Mëshira e Allahut, Më të Urtit, të Gjithëditurit, i Cili e bëri këtë fe një fe të mëshirës, butësisë, drejtësisë dhe barazisë që është e përshtatshme për çdo kohë e për çdo vend dhe qëndron më lartë se çdo ligj apo sistem.
Edhe sikur mendjet e të gjithë njerëzimit të bashkoheshin për të ndihmuar njëri-tjetrin që të sjellin një gjë të ngjashme me Islamin apo më të mirë se ai, ata kurrë nuk kanë për të qenë të aftë për ta bërë këtë.
I lartësuar është Ai që ka vendosur këtë fe, sa i Urtë dhe i Drejtë është Ai! Sa e thellë është dituria e Tij mbi mirëqenien e robërve të Tij! Sa larg prej marrëzisë dhe shakasë qëndrojnë mësimet e tij ! Sa afër mendjeve të zgjuara e të shëndosha dhe natyrës njerëzore (fitrah) janë mësimet e Tij.
Referenca: Marre nga libri i Shejkh Bin Bazit "Keshilla rreth Da'ues"