Kapitulli i Gjashtë: Nëse njerëzit tregohen armiqësorë me davetçiun dhe shmangen prej tij, atëherë ai duhet të përpiqet akoma më shumë në dauen e tij
Kjo gjendje është vërtetimi i asaj çfarë na ka thënë Pejgamberi dhe i Dërguari ynë (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në një hadith të saktë:
“Islami filloi si diçka e huaj dhe do të kthehet si i huaj, kështu që përgëzojini të huajt.” [Transmetuar nga Muslimi]
Në një transmetim tjetër është thënë: “O i Dërguari i Allahut, kush janë të huajt?” Ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) u përgjigj: “Janë ata që janë të palëkundur tek mirësia ndërkohë që njerëzit prishen.” [Transmetuar nga Tahaui në el-Mushkil, 298/1]
Dhe në një version tjetër ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Janë ata që e rregullojnë Sunetin tim të cilin e kanë prishur njerëzit.” [Transmetuar nga Tirmidhiu (2765), Taberani në el-Kebir (16/17), Bezzari (3287) dhe të tjerë.]
Dhe ky hadith fisnik u bën të qartë njerëzve që kanë intelekti se të thërrasësh në të vërtetën dhe të refuzosh atë që kanë futur njerëzit në Fe – në një kohë kur Islami është i huaj – konsiderohet si përmirësimi për të cilin Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i inkurajoi dhe i lavdëroi njerëzit.
Gjithashtu, ky hadith madhështor i bën të qartë lexuesit se është obligim mbi njerëzit që ndjekin të vërtetën – atëherë kur Islami bëhet i huaj – që të bëhen më aktivë në shpjegimin e gjykimeve që ka Islami, në dhënien e daues, përhapjen e meritave dhe vlerave të Islamit dhe luftimin e çdo të keqeje. Është gjithashtu e domosdoshme që ata të jenë të palëkundur tek kjo rrugë derisa të bëhen nga njerëzit më të mirë në atë kohë kur shthurja mbizotëron dhe të jenë ata që i largojnë ligësitë që bëjnë njerëzit.
Vërtet Allahu është Dhënësi i suksesit. I lartësuar qoftë Ai.
Referenca: Marre nga libri i Shejkh Bin Bazit "Keshilla rreth Da'ues"