Bismilah...

Kapitulli i Shtatë: Ndikimi i Da’ues në Përhapjen e Islamit


E vërteta është përhapur vazhdimisht nëpërmjet da’uetit të saktë Islamik, e që më pas është ndihmuar nga Xhihadi sa herë që dilte dikush për t’i prerë rrugën. Ne e kemi parë se si Muslimanët i nxorrën Romakët nga rrethinat e Shamit, pushtuan Perandorinë Persiane dhe kështu Islami u përhap në Jemen dhe në vendet e tjera të gadishullit Arabik. E gjithë kjo ishte si rezultat i da’uetit dhe xhihadit të sinqertë për hir të Allahut të Lartëuar dhe kështu u hoqën të gjitha pengesat nga rruga e daues.

Nga kjo çfarë u tha kuptojmë se përhapja e Islamit u arrit plotësisht nëpërmjet daues. Xhihadi me shpatë u përdor vetëm për të mbrojtur të vërtetën dhe për t’i dhënë fund shkatërrimit dhe ligësive në kohën kur njerëzit kundërshtuan dhe e penguan rrugën e daues. Kështu që, ishte xhihadi bashkë me da’uen që ndihmuan në hapjen e portës së fitoreve.

Kjo për arsye se njerëzit nuk i përgjigjen da’ues në fillim, pasi mësimet e tij bien në kundërshtim me epshet e tyre dhe dashurinë për gjërat e ndaluara dhe sundimin e çthurur dhe tiran. Prandaj erdhi Xhihadi që t’i ndalonte këta njerëz që ishin një pengesë e madhe në rrugën e da’ues dhe t’i largonte ata nga pozitat që kishin.

Në këtë mënyrë Xhihadi e ndihmon Da’uen, realizon qëllimet e saj dhe i ndihmon thirrësat që ta përmbushin detyrën e tyre.

Që nga koha e Ademit (alejhis-selam) e deri kur u shpall Teurati, ka patur shumë të Dërguar që thërrisnin për tek Allahu (duke bërë da’ue) por nuk kishte Xhihad. Në këtë mënyrë Islami u përhap nëpërmjet da’ues, thirrjes dhe nëpërmjet Librave që zbrisnin nga Qiejt. Kështu, Feja e Allahut u përhap nëpërmjet da’ues së Pejgamberëve (alejhimus-selam) dhe duke paralajmëruar njerëzimin. Kjo vazhdoi që nga koha e Ademit (alejhis-selam) e deri në kohën e Musait (alejhis-selam).

Me të vërtetë Islami është Feja e Allahut, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në Kur'an:

“Me të vërtetë Feja (e pranuar) tek Allahu është Islami.” [Ali-Imran, 19]

Islami është Feja e të gjithë të Dërguarve dhe popujve pasi Allahu përmend se Nuhu (‘alejhis-selam) ka thënë:

“Dhe unë jam urdhëruar që jem prej Muslimanëve.” [Neml, 91]

Referenca: Marre nga libri i Shejkh Bin Bazit "Keshilla rreth Da'ues"