Bismilah...

Autor: Shejkh Salih ibn Muhamed el-Uthejmin

Burimi: Kaulul-Mufid, (1/123)

E rëndësishme është që njeriu të mos gëzohet me pranimin e fjalës së tij tek njerëzit për faktin se ajo është fjala e tij, porse të gëzohet me pranimin e fjalës së tij tek njerëzit nëse e sheh se ajo fjalë është hak, sepse ajo është haku, jo se ajo është fjalë e tij.

Po ashtu, të mos dëshpërohet për refuzimin e fjalës së tij për faktin se ajo është fjala e tij, sepse ai në këtë rast ka thirrur tek vetja e tij, porse të dëshpërohet kur ata e refuzojnë atë fjalë, sepse ajo është haku.

Me këtë realizohet sinqeriteti. Sinqeriteti është shumë i vështirë, përveç nëse njeriu i drejtohet Allahut me sinqeritet të plotë dhe të shëndoshë në rrugën e drejtë, atëherë Allahu e ndihmon atë dhe ia bën atë të lehtë.

Përktheu: Jeton Shasivari