Autor: Shejkh Rabij ibën Hadi el-Medkhali
Burimi: Kaseta me titull: “El-Hath-thu ‘ala el-Meueddeh uel Itilaf ue Tahdhiru min el-Firkati uel-Ikhtilaf,” min 25:19
(Nxijta për dashuri dhe bashkim, dhe paralajmërimi nga përçarja dhe mospajtimi)
Burimi: http://www.rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=170

Pastaj, gjithashtu shkuam në Sudan, në Kasala [1] - ma shaa Allah -, davetin e kisha përpara dhe e kisha të lehtë - elhamdulilah -, dhe daveti shkonte mirë, e kështu më radhë. Neve folëm - elhamdulilah - dhe Allahu bëri dobi përmes asaj që folëm.
Pastaj shkuam në Kadarif [2] dhe brodhëm andej – Kadarif është një qytet i vogël. Brodhëm nëpër të gjitha xhamitë që ishin në qytet. Ata thanë se nuk ka mbetur në këtë qytet vetëm se një xhami e Tixhanijeve (sekt sufistësh), nuk mund të shkojmë atje. (Thashë) si ka mundësi?! Ata thanë: ata janë fanatikë, kanë fanatizëm ekstrem.
Unë thashë: do vemi te ata dhe do t’u kërkojmë leje (për të hyrë në xhami). Nëse na japin leje për të folur, atëherë do t’i këshillojmë, e sikur të na ndalojnë, atëherë kjo është mes atyre dhe Allahut. Ne nuk u shkojmë atyre me dhunë.
Kështu që, shkuam dhe imami na fali namazin dhe pasi që mbaroi, unë iu afrova dhe i dhashë selam, e i thashë: a më lejon që t’ju mbaj një fjalim këtyre vëllezërve? Më tha: urdhëro. Unë fola e fola – Allahu ju bekoftë – thirra për te Allahu, thirra për në Teuhid e në Sunnet, e të tjera dhe i refuzova disa gabime që ishin të pranishme, disa devijime. Mbërrita te hadithi, që përmendet hadithi i Aishes – radijAllahu anha – që është hadith muttefekun alejhi:
“Ai që të flet ty për tre gjëra, ai ka thënë shpifjen më të madhe për Allahun:
“(E para) Ai që thotë se Muhamedi e ka parë Zotin e tij, vërtet ka thënë shpifje më të madhe për Allahun.”
“(E dyta) Ai që thotë se Muhamedi e di se çfarë do të ketë të nesërmen, vërtet ai ka thënë shpifjen më të madhe për Allahun.”
Dhe i sillja ajetet duke u argumentuar për këtë.
“(E treta) dhe ai që pretendon se Muhamedi nuk ka e përcjellë atë që i është zbritur, vërtet ai ka thënë shpifjen më të madhe për Allahun.”
Ai (imami i Tixhanijeve) - duke qenë i ulur – u ndal dhe tha: “Pasha Allahun, vërtet Muhamedi e ka parë Zotin e tij me dy sytë e ballit.” I thashë atij: Allahu të shpërbleftë, kurse Aisheja e cila ishte nga njerëzit më të ditur për të (Pejgamberin), ka thënë kështu:
“Kush pretendon se Muhamedi e ka parë Zotin e tij, ai ka thënë shpifjen më të madhe për Allahun.”
Pasha Allahun, sikur i Dërguari i Allahut ta shihte Zotin e tij, do të na kishte lajmëruar, porse nuk na ka lajmëruar (meqë nuk e ka parë, sh.p.). Ai (imami) u ngrit duke ndërhyrë. I thashë: o vëlla! Prit derisa sa të mbarojë fjalimin tim, pastaj pyet ç’të duash, atë që unë e di, do të përgjigjem, e atë që nuk e di, do të them Allahu e di më së miri.
E lashë atë dhe vazhdova duke folur. Nuk e di se ky njeri mbeti aty (në xhami) apo iku, nuk iu ktheva më atij. Pas pak, po dëgjoj njërin (të thotë): “Pasha Allahun, atë që thotë ky “zul” është hak.” “Zul” d.m.th njeri tek Sudanezët. Pasha Allahun, pas pak, po dëgjoja komentin e tij: “Pasha Allahun, fjalët që thotë ky njeri (d.m.th. Shejkh Rabij) janë hak.” (Ato fjalë janë): Ka thënë Allahu, ka thënë i Dërguari i Allahut.
Allahu ju bekoftë. Derisa sa thirri ezani i jacisë dhe unë e mbarova fjalimin tim dhe u thirr ikameti. Kur ata (xhemati) papritmas, më shtynin mua që të dal imam. Thashë kurrën e kurrës, do na e fal namazin imami. Ata thanë: “uAllahi, do dalësh Imam, uAllahi do dalësh imam.” Thashë në rregull. Dhe dola imam. Pasi që mbaruam, prisja pyetje nga ana e tyre, porse nuk kishte. Dolën me mua të rinjtë e Ensaru Sunneh. U thashë atyre: ku shkoi imami? Ata thanë: e përzunë. Kush e përzuri?! Ata thanë: uAllahi, xhemati i vet! Xhemati i vet! Në fakt ata (xhemati) nuk kishin mundësi (më përpara) të bënin ndonjë gjë.
UAllahi, kjo është ajo që ndodhi o vëllezër. Nëse njeriu vjen dhe tallet me Tixhanijun, tjetrin, e tjetrin, uAllahi, ndoshta ata do ta thernin, jo vetëm ta përzënë. Por, kur ti u vjen atyre më urtësi dhe butësi – Allahu ju bekoftë – atëherë, Allahu – Azze ue Xhel-le - do t’ju bëjë dobi, Allahu do t’ju bëjë dobi. Përdorini - o ju vëllezër – dijen e dobishme dhe argumentin e prerë dhe urtësinë e dobishme në davetin tuaj, dhe ju e keni për detyrë që të pajiseni me çdo moral të bukur e të vyer për të cilat ka nxitur Kurani dhe ka nxitur i Dërguari i udhëzimit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, me të vërtetë ato janë shkaqet e fitores dhe shkaqet e suksesit.
Besoni se Sahabët nuk e përhapën Islamin dhe hyrën në zemrat e njerëzve vetëm se me urtësinë e tyre dhe dijen e tyre më shumë se sa me shpatë. Ai që hyn në Islam përmes shpatës, ka mundësi që të mos jetë i qëndrueshëm në fe, kurse ai që hyn në islam përmes dijes, argumentit dhe fakteve, ky është ai që bëhet i qëndrueshëm me imanin e tij.
Andaj, ju e keni detyrë që ta ndiqni këtë rrugë dhe e keni detyrë që të jepni mund në marrjen e dijes dhe e keni detyrë që të jepni mund në thirrjen për te Allahu.
Fundnotat:
[1] Qytet në lindje të Sudanit.
[2] Qytet në lindje të Sudanit.
Përktheu: Jeton Shasivari