Bismilah...

Autor: Imam Rabij ibën Hadi el-Medkhali

Burimi: http://www.rabee.net/ar/questions.php?cat=27&id=194

Pyetje: Si t’ju bëhet thirrje (d’aueh) për në Selefizëm njerëzve të thjeshtë, në metodologjinë e Selefëve të devotshëm (selefu-salih), veçanërisht kur ata janë të lidhur pas disave thirrësve të së keqes dhe sherrit?

Përgjigje: Allahu ka vënë një metodologji për të thirrur tek ajo. Allahu i ka thënë Pejgamberit të Tij:

دْعُ إِلَىٰ سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ وَجَادِلْهُم بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعْلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِ وَهُوَ أَعْلَمُ بِالْمُهْتَدِينَ

“Thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshill të bukur dhe polemizo me ta në mënyrën më të mirë. Me të vërtetë, Zoti yt është më i Dituri për atë që devijon nga Rruga e Tij dhe Ai është më i Dituri për ata që janë të udhëzuar.” En-Nahl, 125

Thirrja për te Allahu bëhet me urtësi, kurse urtësia është dituria, sqarimi dhe argumentimi. Kështu që, ti thërret me dije, me moral të mirë, me mëshirë dhe butësi, e thërret njeriun e thjeshtë dhe atë që nuk është i thjeshtë, porse njeriu i thjeshtë pranon më shumë dhe mundet që ta pranojë të vërtetën prej teje pa mos polemizuar, nëse është e nevojshme polemika; pra nëse ai ka diçka prej këmbënguljes, ka ndonjë gjë prej të kotës pas së cilës kapet, atëherë polemizo me të në mënyrën me të mirë.

وَلَا تَسْتَوِي الْحَسَنَةُ وَلَا السَّيِّئَةُ ۚادْفَعْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ فَإِذَا الَّذِي بَيْنَكَ وَبَيْنَهُ عَدَاوَةٌ كَأَنَّهُ وَلِيٌّ حَمِيمٌ وَمَا يُلَقَّاهَا إِلَّا الَّذِينَ صَبَرُوا وَمَا يُلَقَّاهَا إِلَّا ذُو حَظٍّ عَظِيمٍ

“Vepra e mirë dhe vepra e keqe nuk janë të barabarta. Ktheje të keqen me të mirë (bëj durim), atëherë, më të vërtetë ai, mes teje dhe atij të cilit kishte armiqësi, do të bëhet si shok. Nuk i jepet kjo (cilësi) vetëm se atyre që bënë durim, dhe kjo nuk u jepet vetëm se atyre që kanë një fat të madh (xheneti në botën tjetër).” El-Fusilet, 34, 35.

Pra, nuk i jepet kjo urtësi, vetëm se atij që ka fat të madh.

Përktheu: Jeton Shasivari

3 Maj 2015