Autor: Shejkh Mukbil bin Hadij el-Uadi’ij

Burimi: Garetul-Eshritah ‘ala Ehli Xhehli ue Sefsetati, vëll. 1, fq. 204-205, Darul-Haramejn, botimi i parë.

           

 

Armiqtë e Islamit nuk frikësohen, as nga armatimi ynë, as nga avionët tanë, as nga mitralozat tanë, por ata kanë frikë nga thirrja jonë për tek Allahu dhe për këtë arsye, ata janë të zellshëm për të bërë përçarje. Pra, armiqtë e Islamit janë të zellshëm për t’i përçarë ata që thërrasin për tek Allahu.

           

Gjithashtu, agjentët e shtetit në çdo vend, kanë zell për të futur përçarje mes thirrësve që thërrasin për tek Allahu. Kur isha në Egjipt, u habita nga numri i madh i xhemateve. Kështu që e pyeta një vëlla: cili është shkaku i përçarjes suaj? Cili është shkaku këtyre xhemateve të shumta? Tha: “Agjentët e shtetit infiltrohen në mesin tonë dhe ndonjëri nga ata e shkurton rrobën e tij deri në mes të kërcirit, e lëshon mjekrën, dhe pastaj vendos çallmën që të bëhet koka e xhematit. Pasi që bëhet kokë në xhemat, nëse mund që të ngrihet dhe të flasë kundër shtetit në emër të xhematit, e bën këtë gjë me qëllim që shteti ta shfarosë këtë xhemat, e nëse nuk mundet të ngrihet dhe të flasë kundër shtetit, merr për vete një bandë nga xhemati që kishte dhe izolohet me ta.”

 

 

Andaj, kini kujdes e mos u mashtroni nga ai që do ta përçajë bashkësinë tuaj dhe do ta përçajë unitetin tuaj, edhe në qoftë se mjekra e tij arrin deri në gjunjë. Andaj, kini kujdes! Kini kujdes! Kjo është gjë e rrezikshme.  

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari