Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: el-Ixhabaat el-Muhimmeh fi el-Meshakil el-Mulimmeh, fq. 165, botimi “Dar el-Imam Ahmed,” botimi i parë, viti 1435 H.

 

 

Pyetje: Disa thirrës, e kanë zgjedhur humorin (të qeshurat) si metodë dhe mjet për t’i thirrur njerëzit në udhëzim dhe pendim për tek Allahu, duke u nisur nga ligjëratat dhe fjalimet që mbajnë. Çfarë gjykimi ka kjo në thirrjen për tek Allahu?

 

Përgjigje: Shakatë dhe humori, nuk kanë qenë ndonjë ditë prej ditëve pjesë e thirrjes për tek Allahu. Thirrja për tek Allahu bëhet përmes Kuranit dhe Sunetit, këshillës dhe përkujtimit. Kurse shakatë dhe humori, i vdesin zemrat; njerëzit fillojnë të qeshin dhe të bëjnë shaka, dhe nuk vijnë tek ky vend për shkak se thirret (tek Allahu), por vijnë për zbavitje. Kjo nuk është në rregull kurrsesi dhe nuk është metodë e thirrjes, porse është metodë zbavitjeje.

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari