Bismilah...

Ka thënë Shejkh Mukbili rahimehullah:

“Unë lavdi Allahut kam paralajmëruar kundër atyre demonstratave në hytbet e Bajramit dhe në hytbet e ditës së Xhuma.”

Burimi: Shkëputur nga libri i tij “el-Ilhad el-Khumejni fij Erdil-Haramejni”,

Ka thënë gjithashtu: “E vërteta është se aktrimet, demonstratat dhe shumë prej gjërave aktuale na kanë ardhur nga armiqtë e Islamit.”

Burimi: Shkëputur nga libri i tij “Kam’ul-Mu’anid”, fq, 394.

Dhe ka thënë gjithashtu: “...si dhe Demonstrat Tagutije nëpër

rrugët e Sana’s, pasha Allahun ata e kanë ulur poshtë Islamin!”

Burimi: Shkëputur nga libri i tij “Garatul-Eshritah” (2/152).

Ka thënë gjithashtu: “Mos shkuarja mbas shoqërisë, dhe prej atyre çështjeve janë demonstratat, ngase Allahu Subhanehu ue Te’ala thotë:

فَاسْأَلُوا أَهْلَ الذِّكْرِ إِنْ كُنْتُمْ لَا تَعْلَمُونَ

“Andaj pyesni njerëzit e dhikrit nëse nuk dini.” [en-Nahl, 43]

Shikon një burrë i cili e ka mjekrrën deri në gjoks ose që ia mbulon gjoksin, e lidh turbanin e tij në kokë e pastaj del të demonstrojë (duke bërtitur): “Me shpirt e me gjak mirësevjen o Sadam!”

Ah mjerë mjekrra e mjerë turbani...”

Burimi: "Kam’ul-Mu’anid”, 109-110.



Përktheu: Alban Malaj