Bismilah...

 

Përgjigjet: Shejkh Muhamed Ibn ‘Abdul-Uehab el-Uasabi

Burimi: Sahab.net

Pyetje:

Një pyetës nga Maroku thotë: Ne ju duam për hir të Allahut! Cili është mendimi juaj rreth thënieve të Muhamed Hassanit ku ai i bën të lejuara demonstratat dhe kryengritjen? Dhe a na këshilloni që t’i dëgjojmë kasetat e tij dhe t’i lexojmë librat e tij?

 

Shejkh Muhamed Ibn ‘Abdul-Uehab el-Uasabi: Jo, nuk këshilloj që të dëgjohen kasetat e tij dhe as të lexohen librat e tij, ngase kush bën thirrje për demonstrata dhe kryengritje ndaj udhëheqësit Musliman edhe nëse është zullumqar, atëherë ai konsiderohet prej Khauarixhëve. Dhe kush thërret drejt tyre dhe jep fetva në mbështetje të tyre ose i bën ato të lejuara, atëherë s’ka dyshim se ai flet haptazi për veten e tij që është prej Khauarixhëve, ngase kjo është rruga e Khauarixhëve dhe ata janë prej njerëzve të bidateve dhe epsheve. Kurse Ehli-Suneti i këshillon njerëzit të bëjnë durim se zullumi nuk zgjat pëgjithmonë. Atë (zullumin) ka për ta hequr Allahu. Prandaj, ata përmirësojnë vetet e tyre, domethënë Ehli-Suneti i thërrasin njerëzit që të përmirësojnë vetet e tyre dhe t’i kthehen Allahut derisa t’i çlirojë Allahu.

 

Të dalësh në këto demonstrata... këto demonstrata na i kanë sjellë (të tjerët) e nuk janë prej Fesë sonë. Por në të vërtetë ato janë çifute e kristiane.

 

 

 

 

Përktheu: Alban Malaj