Autor: Shejkh 'Abdul'Azijz ibn Baz
Burimi: Mexhmu’u Fetaua Semahati Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz, 8/246
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz në kundërpërgjigjen që i ka dërguar ‘Abdur-Rrahman ‘Abdul-Khalikut, ka thënë për sa i përket pretendimeve të tij rreth demonstratave:
E gjashta: “Ti ke përmendur në librin tënd “Fusul mines-Sijaseti esh-Sher’ijeh” (fq. 31-32) se prej rrugëve që ka ndjekur Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – në da’ue është dalja në demonstrata.”
Unë nuk di asnjë tekst (nga Kur'ani apo Suneti autentik) që të tregojë për këtë kuptim (që ke nxjerrë ti). Prandaj kërkoj argument nga ai që e ka thënë këtë dhe në cilin libër e keni gjetur atë? Nëse nuk ke asnjë bazë për të, atëherë e ke obligim që të tërhiqesh nga ajo gjë, sepse unë nuk di asnjë tekst që të thotë një gjë të tillë dhe se është e ditur që praktikimi i demonstratave sjell dëme të shumta. Nëse ka ardhur ndonjë tekst i saktë rreth tyre, atëherë duhet patjetër të bëhet sqarim i plotë i asaj që ka ardhur në tekst, në mënyrë që ata të cilët duan të bëjnë shkatërrim të mos e përdorin këtë (tekst) për (të argumentuar) demonstratat e tyre të kota.” (Mexhmu’u Fetaua Semahati Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz, 8/245)
Ndërsa kjo është kundërpërgjigja tjetër e Shejkh Ibn Bazit mbasi që ‘Abdur-Rrahman ‘Abdul-Khalik i kthen përgjigje Shejkhut në lidhje me argumentet që mbështesin demonstratat dhe protestat:
“Ajo që ke përmendur rreth demonstratave, unë e kuptova dhe e kam ditur dobësinë e zinxhirit të transmetimit që keni përmendur ju, ngase boshti i tij është Is`hak Ibn Ebij Feruah dhe me të s’bën të argumentohesh. Edhe sikur transmetimi të ishte i saktë, atëherë nuk ka dyshim se kjo gjë ndodhi në fillim të Islamit, përpara Hixhretit dhe përpara plotësimit dhe përsosjes së Sheriatit.
Dhe nuk është e panjohur që, rregulli bazë për sa i përket urdhërave dhe ndalesave si dhe pjesës tjetër të çështjeve të Fesë, është se ato u vendosën në Sheriat mbas Hixhretit. Kurse për sa i përket të Xhumave dhe Bajrameve si dhe tubimeve të ngjashme për të cilat ka bërë thirrje Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, siç është namazi i Eklipsit apo namazi i kërkimit të shiut, të gjitha këto janë nga aspekti i shfaqjes së ritualeve të Islamit dhe nuk ka lidhje fare midis tyre dhe demonstratave, siç e dinë të gjithë.
Unë i lutem Allahut të më japë mua, juve dhe vëllezërve të tjerë shtim të dijes së dobishme dhe veprave me atë dije, si dhe të na i përmirësojë zemrat dhe të gjitha veprat tona, si dhe të na japë neve, juve dhe të gjithë Muslimanëve strehim nga devijimi i Fitneve dhe cytjet e Shejtanit...” (Mexhmu’u Fetaua Semahati Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz, 8/246)
Përktheu: Alban Malaj