(Kjo është një letër nga Shejkh Abdul-Aziz er-Raxhihi dërguar deri te Shejkh Feuzani ku pyetet për një libër që Halebiu ia ka mveshur Shejkh Feuzanit)
Pyetje: Shkëlqesia juaj, Shejkh dhe prind i nderuar Salih bin Feuzan bin Abdullah el-Feuzan, Allahu ju ruajttë!
Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu
Kam parë një libër me titull, “el-Esileh el-'Irakijeh fi Mesaili el-Imani ue et-Tekfiri, el-Menhexhijeh, – Pyetje Irakiane për çështjet e Imanit dhe Tekfirit - metodologjike” me përgjigje nga Shejkhu i nderuar Salih bin Fezan el-Feuzan, Allahu e ruajttë!
Ky libër i korrigjuar dhe i komentuar nga Ali Hasen Hamid el-Halebi, është botuar nga shtëpia botuese, "Darul – Menahixh" në vitin 1426 h në Kajri. Libri ka rreth 38 faqe.
Korrigjuesi dhe komentuesi i këtij libri pretendon se këto janë pyetje që u janë parashtruar juve nga disa nxënës nga Iraku gjatë Haxhit të vitin 1424 h. në Mekke dhe ju jeni përgjigjur këtyre pyetjeve dhe se keni shkruar në fund të përgjigjeve emrin dhe nënshkrimin tuaj me shkrim dore, më datë 7 Dhul-hixhe, 1424 h. Ato janë pesë pyetje (që gjenden në atë libër):
Pyetja e parë: Kur është e qëlluar të bëhet tekfir në përgjithësi pa përdorur emra dhe kur është e qëlluar të bëhet tekfir në veçanti duke e zbatuar atë mbi një person të caktuar.
Pyetja e dytë: Çështja e arsyetimit me injorancë në çështjet e Akides.
Pyetja e tretë: Gjykimi për qëndrimin me njerëzit e bidateve, siç janë Sufijt dhe Ikhuanët.
Pyetja e katërt: Gjykimi për të bërit tekfir ndaj atyre që i atribuohen partisë “Hizbul-B'ath.”
Pyetja e pestë: Rreth çështjes se vepra, a është kusht vepra për saktësinë e Imanit apo jo.
Këto pesë pyetje u janë lexuar juve dhe janë marrë pesë përgjigje nga ju. Pastaj libra përmban tre fletë të tjera ku tregohet se ai që ua ka parashtruar këto pyetje dhe i ka dëgjuar prej jush përgjigjet, është një Irakian i cili quhet Eba Bukharij Mahmud Junus 'Isa, dhe se nëntë nxënës të tjerë nga Iraku kanë qenë në shoqërinë e këtij. Pastaj, në këtë libër vijon lavdërimi (tezkije) i një personi me nofkën Ebu Menar el-Alemij për këta nëntë nxënës që u përmendën.
Ky libër u atribuohet juve. Kjo është një kopje e atij libri dhe e kam dërguar bashkë me këtë letrën time, me qëllim që t'i hidhni një shikim këtij libri.
Pyetjet e mija janë:
🔹 Këto që u përmendën më lart, a janë të vërteta?
🔹 Përgjigjet që janë përmendur, a janë tuajat apo jo?
🔹 Nënshkrimi që gjendet në ato përgjigje, është nënshkrimi juaj apo është gënjeshtër?
Na ktheni përgjigje, Allahu ju shpërbleftë!
💠 💠 💠
Përgjigje nga Shejkh Feuzan: Nuk mbaj mend që këto përgjigje t’i kem dhënë unë, kurse ata persona emrat e të cilëve i përmende, unë nuk i njoh dhe as që mbaj mend që ata të jenë takuar me mua në Mekke apo diku tjetër. Ai që m’i mvesh mua këto përgjigje, le të sjellë ndonjë shkrim me dorëshkrimin tim apo inçizim me zërin tim, që të vërtetohet kjo.
Nënshkrimi në fund, nuk është argument se është i imi, sepse ai mund edhe të falsifikohet. Po ashtu, unë nuk pajtohem me të gjitha gjërat që janë shkruar në këtë libër.
E sa për Shejkh Albanin, Allahu e mëshiroftë, kush dëshiron të dijë për fjalët e tij, le t'i kthehet librave dhe kasetave të tij, e të mos bazohet vetëm tek ajo që i atribuohet atij pa e vërtetuar atë.
Këtë e tha dhe e shkroi:
Salih bin Feuzan bin Abdullah el-Feuzan, më datë 12 /4/ 1426H
Përktheu: Jeton Shasivari