Burimi: alBaidha.net
Pyetësi: Allahu ua shpërbleftë me të mira. Këto pyetje të shumta prandaj vëllezërit i kanë përgatitur inshaAllah që t’i parashtrojmë Shejkhut pjesën që mbetet nga ato inshaAllah në mësimin e ardhshëm. Por, këto pyetje të shumta të gjitha përqëndrohen tek gjendja e vëllezërve tanë në Libi dhe ata duan nga ty t’u drejtosh një fjalë, e sidomos ata ndodhen në një dhimbje shumë të madhe të cilën nuk e di askush përpos Allahut Xhel-le ue ‘Alaa.
Shejkhu i nderuar Salih Ibn Muhamed el-Luhajdan: S’ka dyshim se këto ngjarje janë fitne të rrezikshme, dhe unë fola në kanalin “el-Mexhd” dhe ka transmetuar nga unë një person me emrin, mendoj se quhet “Musa el-Harbi”, në atë që quhet gazeta “Sebk”, transmetoi fjalë të cilat ishin të pasakta. Unë prezantova në... takimin tim mbas namazit të Xhumasë ose ditën e Xhuma në këtë muaj që jemi tani dhe fola përpara se të më parashtroheshin pyetjet që t’u jepja këshillë shikuesve dhe dëgjuesve, dhe ishte fjala ime rreth këtyre demonstratave se ato janë prej fitneve dhe se ato nuk lavdërohen nga ana sheriatike, dhe se në demonstratën e parë në Islam u vra ‘Uthman Ibn ‘Affani (radij-Allahu ‘anhu), Udhëheqësi i Udhëzuar, kur e rrethuan rrethuesit (ata që u ngritën kundër tij). Dhe nuk është njohur nga askush prej Imamëve të Islamin, prej Sahabëve dhe Tabi’inëve dhe Katër Imamët që ndonjëri prej tyre t’i nxiste njerëzit për të kundërshtuar duke u çuar në demonstrata e luftime.
Dhe unë përmenda diçka rreth degjimit dhe bindjes edhe nëse njerëzit janë të pakënaqur nga udhëheqësi, për sa kohë që ai nuk bën kufër (d.m.th. është Musliman). Dhe përmenda se pyetësi i cili bëri pyetjen e ndryshoi pyetjen, domethënë e bëri atë gabim, domethënë e drejtoi pyetjen në një mënyrë gjoja ajo të jetë e qartë tek unë dhe tek dëgjuesit.
Dhe tha: “Vërtet, ju thoni se Ulematë bëjnë sqarim, ndërsa ata vetëm thonë bëni durim!” Unë thashë: Jo, Ulematë flasin dhe punojnë. Dhe Sheriati e ka sqaruar (këtë çështje): Pejgamberi ka thënë për ata që dalin në krye të njerëzve të cilët kërkojnë të drejtat e tyre kurse ata nuk ua japin të drejtat tuaja, ka thënë: “Do të vijnë njerëz që e vonojnë namazin nga vakti i tij”... etj. I thanë: “A t’i heqim ata?” Tha: “Jo, për sa kohë që falen dhe derisa të shikoni tek ata kufër të qartë (kufrun beuah), për të cilin ju keni argument nga Allahu.” Dhe unë ritheksova se ato që burojnë nga këto demonstrata janë të papranueshme nga Sheriati. E nëse nga ato nuk buron asgjë si shkatërrime, dëmtim të pasurisë, gjakderdhje, tmerrim etj, nëse nuk ndodh asgjë prej këtyre, kurrë, atëherë si rezultat i tyre do të ndodhë bllokim i aktiviteteve të njerëzve, qendrave të biznesit dhe ndërprerje të punëve të tyre, dhe e gjithë kjo nuk lejohet. Dhe nëse ndodh gjakderdhje në ato demonstrata e kështu me rradhë..
Dhe pyetësi më kërkoi që të them diçka për Husni Mubarakun dhe diskutoi rreth tij.
Unë thashë: Nëse Husni Mubarak e shikon të arsyeshme që të heqë dorë nga pushteti për të shmangur fitnen apo ato që mund të ndodhin, si gjakderdhja, dëmtimi pronave dhe grabitja e pasurive etj, nëse ai e shikon të arsyeshme atë, atëherë shpresoj që ajo (dorëheqja e tij) të jetë gjë e mirë.
Ky person, emri i të cilit është Musa el-Harbi, mendoj se quhet Musa, ai shkroi në “Sebk” se Shejkh el-Luhajdan, ish-Kryetar i Këshillit të Gjykatës së Lartë dhe anëtar i Komisionit të Dijetarëve të Mëdhenj i kërkoi Husni Mubarakut që të japë dorëheqjen nga pushteti. Për fat të keq, unë mora vesh se ai kanal... i informova që ta tërheqin e të thonë se kjo nuk është thënë nga ne, mirëpo të rinjtë që marrin pjesë nëpër faqet e informacionit në internet e injoruan këtë vërejtje timen dhe thanë: “Ti gënjeve, mohove atë që u përcoll nga ty shkronjë për shkronjë”, dhe se “filani nuk e ka thënë këtë që po thua ti”, dhe se “filani...” e më tej...
Allahu mos i shpërbleftë për këtë gjë.
Këto që po ndodhin tani, çfarë po shikojmë e po dëgjojmë për Libinë janë shumë të këqija. Një numër i madh Libianësh po telefonojnë pandërprerë Rijadin. Shumë prej tyre marrin pjesë në mësimet në Haram (Qabe) dhe aty marrin numrin e telefonit. Madje telefonojnë në çdo kohë dhe na vënë në pozitë të vështirë, deri në orën dymbëdhjetë të natës, dhe i fillojnë telefonatat që në orën shtatë të mëngjesit. Mirëpo kjo që kanë përmendur është babëzitje dhe mizori, dhe se Kadafi - sipas asaj që thonë ata me gjuhët e tyre – ka sjellë mercenarë dhe i ka lëshuar kundër njerëzve, është bërë gjakderdhje dhe se ata nuk janë nga Libia, dhe se ushtria nuk bashkëpunon me ata që të godasin njerëzit. Por ai ka sjellë njerëz duke i joshur me para dhe atje po ndodhin vrasje etj. Ata pyesin çfarë të bëjnë...
Edhe në Bahrejn po ndodh diçka e tillë, edhe pse nuk krahasohet me atë që ka ndodhur në Libi. Unë dëgjova fjalët e një personi, pretendojnë se quhet “Sejful-Islam”, dëgjova fjalë se ata kanë për të luftuar gjer në plumbin e fundit, do t’i luftojnë njerëzit nëse ata duan të ndryshojnë pushtetin me një tjetër.
Dhe ne lusim Allahun Xhel-le ue ‘Ala që t’ua lehtësojë vuajtjen, t’u largojë çdo pikëllim dhe shqetësim, dhe të na udhëzojë neve dhe juve në rrugën e drejtë, dhe t’i ruajë të gjitha vendet tona dhe t’i mbrojë nga këto të këqija dhe gjynahe, dhe t’i mbrojë vendet e Muslimanëve kudo nga çdo e keqe dhe fitne. Me të vërtetë Ai i përgjigjet duasë. Lavdërimi dhe bekimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin tonë Muhamed, si dhe mbi Familjen dhe Shokët e tij.
Degjo audion ne arabisht... {mp3} - - - 18-3-1432{/mp3}
Përktheu: Alban Malaj