[Lidhje telefonike me Shejkh Suhajmin më 22/2/2011 ]
Burimi: Sahab.net
E gjithë lavdia i takon Allahut, lavdërimi dhe bekimi qoftë mbi të Dërguarin e Allahut, e më pas:
Unë ka paralajmëruar shumë kundër insinuatave, kundër fjalëve që thuhen ndaj të tjerëve pa dije, kundër deformimit të fjalës së tyre, kundër shtimit apo pakësimit në to dhe dhënies së domethënieve të cilat ato nuk i kanë. Dhe unë kam folur shpesh për këtë në Xhaminë e Pejgamberit si dhe në disa mësime. Andaj kush ka kuptuar nga kjo fjalë e imja se unë kam për qëllim ndonjë prej vëllezërve të mi apo prej dijetarëve të mi të nderuar, atëherë ai është gënjeshtar arrogant (kedh-dhaabun eshir), shpifës, dhe ka folur ndaj meje pa dije. Dhe unë nuk ia bëj hallall atij për këtë, i ankohem Allahut ‘Azze ue Xhel dhe do të bëj dua kundër atij që deformoi fjalën time dhe tha se unë në të vërtetë paskam për qëllim disa nga dijetarët tanë të nderuar, dhe ai paska kuptuar nga ajo se unë kam për qëllim disa dijetarë të nderuar, siç është shejkhu ynë esh-Shejkh Rabij’ hafidhahullah – dhe të tjerë për dijetarëve tanë të nderuar. Kush pretendoi se unë kam për qëllim ata, atëherë ai është gënjeshtar arrogant - dhe këto janë ato insinuatat kundër të cilave unë kam tërhequr vërejtje. E me të vërtetë mua m’i deformuan fjalët kur isha në Magrib (Marok), në mësimin e fundit që kam mbajtur në Magrib, i morën disa mendjelehtë (fjalët e mia) kinse unë kam për qëllim filanin dhe fistekun. Mirëpo unë kur thërras për urtësi, apo kur thërras për mosngutje, apo thërras për shqyrtim, apo thërras që të thuhet e vërteta, apo thërras për mbajtjen e amanetit në transmetim, në transmetimin e fjalës, apo thërras kundër aluzioneve, apo thërras për përpikmëri në gjykimin e të tjerëve, unë kam një pikënisje Sheriatike, që është udhëzimi i të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), madje ajo është thënia e Allahut ‘Azze ue Xhel:
أدع إلى سبيل ربك بالحكمة والموعظة الحسنة
“Thirr në Rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillimin e mirë.”
Dhe urdhëri i Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për shqyrtim dhe verifikim ka ardhur në shumë prej teksteve Kur'anore dhe haditheve pejgamberike. Andaj kush pretendoi se me të vërtetë unë kam për qëllim me këtë fjalë, se me të vërtetë unë ia drejtoj atë ndonjërit prej dijetarëve të mi apo vëllezërit e mi dijetarë apo nxënësa të dijes, kush deformoi fjalën time, atëherë me të vërtetë unë nuk ia bëj hallall atij këtë, përkundrazi do të bëj duâ kundër tij në namazin e natës. Dhe ky për fat të keq është zakon i atyre të nxituarve, si puna e atyre sot që pyesin dijetarët tanë, Ulematë e Mëdhenj si Shejkh Salih el-Feuzan apo Muftiu bujar apo.... si Shejkh Feuzani e të tjerë prej dijetarëve tanë, bëjnë pyetje që nga ana e jashtme duket e mirë, mirëpo më mbas ata e përhapin, i bëjnë parathënie dhe thonë se Shejkh Filani ka refuzuar filanin apo fistekun. Dhe kjo është ajo të cilën unë e kam hedhur poshtë dhe gjithmonë nxënësve të dijes u kam tërhequr vërejtje kundër saj, dhe ata e kanë detyrë që t’i përkushtohen dijes, t’i lënë pengesat e rrugës dhe të pendohen tek Allahu ‘Azze ue Xhel për këtë deformim dhe këto aluzione. Dhe kush pretendoi se unë në të vërtetë kam patur për qëllim vëllezërit e mi Selefijinë kur kam bërë këto paralajmërime, atëherë ai është gënjeshtar arrogant. Unë i kam këshilluar vëllezërit e mi për urtësi, shqyrtim dhe përpikmëri në transmetim dhe i këshilloj ata, u jap këshillë të çiltër për këtë gjë, mirëpo nëse ndonjëri kuptoi nga kjo, sikurse disa faqe interneti të cilat i shfrytëzojnë fjalët e disa prej ulemave për të dëmtuar dijetarët e tjerë dhe përhapin fjalë duke i dhënë domethënien gjoja filani ka patur për qëllim fistekun. Këtë zakon e njohim prej kohësh, për një kohë të gjatë, e njoh këtë zakon prej kohësh. Me të vërtetë dikur ata deformuan fjalën e shejkhut tonë, Shejkh Ibn Bazit rahimehullah, kur ai u bëri thirrje davetçijve për urtësi, këshillim, debatim në mënyrën më të mirë, për shqyrtim, përpikmëri dhe mosngutje. Kurse ata thanë se me të vërtetë ai ka për qëllim dijetarët e Medines, këtë fjalë është thënë më herët. Ndërsa ata të cilët thonë këtë, që unë me të vërtetë kam për qëllim vëllezërit tanë Selefijinë, atëherë ata janë fabrikantë dhe njerëz që i kanë kaluar kufijtë e tyre, prandaj unë do bëj duâ kundër tyre në namazin e natës dhe nuk kam për t’ua bërë hallall... dhe tek Allahu do të tubohen të gjithë armiqtë.
Dhe thoji atyre të cilët pretendojnë se unë kam për qëllim filanin apo fistekun, thoji atyre të kenë frikë Allahun, le të kenë frikë Allahun, të mos t’u mveshin vëllezërve të tyre gjëra që nuk i thonë dhe të qëndrojnë larg këtyre aluzioneve kinse unë kam për qëllim dikë prej vëllezërve të mi. Dhe kush pretendoi një gjë të tillë, atëherë unë dëshmoj para Allahut se ai është gënjeshtar (kedh-dhaab), unë besoj se ai është gënjeshtar arrogant (kedh-dhaabun eshir), kushdoqoftë ai.
Mirëpo këtu janë disa që bëjnë gjueti në ujra të turbullta, siç ka thënë edhe Shejkhu ynë, esh-Shejkh Ibn Baz rahimehullahu Te’ala kur mesazhit e tij i dhanë interpretim tjetër nga ajo çfarë kishte patur për qëllim ai. Ai tha: “Dhe ata të cilët bëjnë gjueti në ujë të turbullt, janë ata që thonë se unë kam për qëllim filanin apo fistekun, apo kam për qëllim dijetarët e Medines etj.”
Andaj kush pretendoi se unë kam për qëllim dikë nga dijetarët e mi, qoftë ai Shejkhu ynë esh-Shejkh Rabij’ apo Shejkhu ynë, esh-Shejkh ‘Ali Nasir, apo Shejkhu ynë, esh-Shejkh Salih el-Feuzan, apo Shejkhu ynë, esh-Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad, apo Shejkhu ynë, esh-Shejkh Salih el-Luhajdan, apo Shejkhu ynë, Myftiu Bujar, esh-Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Aali-Shejkh apo të tjerë prej dijetarëve tanë, apo vëllezërit tanë prej nxënësave të dijes që janë në një menhexh me ata, domethënë ata të cilët janë kolegët e mi apo vëllezërit e mi prej nxënësave të dijes, kush pretendoi se unë kam për qëllim ata, atëherë ai është gënjeshtar arrogant dhe do t’ia marr hakun tim ditën kur s’të bën dobi as pasuria e as fëmija, përveç atij që del para Allahut me zemër të pastër.
Dhe ata nuk u mjaftuan me këtë fabrikim, përkundrazi, ata pretenduan se inçizova një fjalim më 23 Ramadan. Unë nuk e inçizova atë më 23 Ramadan, e kam inçizuar në Sha’ban, ishte këshillë për vëllezërit Selefijinë dhe ajo nuk kishte për qëllim filanin apo fistekun, ishte këshillë për vëllezërit e mi Selefijinë dhe për cilindo që përhap aluzione apo cilido që kalon kufijtë e tij në aluzione, dhe këshilla ishte e përgjithshme, përfshin të gjithë vëllezërit Selefijinë, apo përfshin cilindo që kalon kufijtë e tij, por që ajo të ketë kuptim gjoja unë kam për qëllim një person specifik prej vëllezërve të mi, atëherë kjo nuk është e saktë. Mirëpo unë them se ka disa të rinj që i dëmtojnë vëllezërit e tyre, dëmtojnë dijetarët Selefijinë. Dhe ata që përcjellin prej tyre gabimisht apo u japin fjalëve të tyre kuptime që ata nuk i kanë patur për qëllim, atëherë është detyrë që të ruhemi nga ata. Dhe unë u kam thënë dijetarëve të mi dhe u kam thënë nxënësave të dijes, u kam thënë: Ruhuni nga intrigantët, ata të cilët bëjnë gjueti në ujë të turbull. E ka gjasa që mes nesh të ketë hizbijinë të fëlliqtë, prandaj duhet të ruhemi nga ata. Dhe për fat të keq kjo është gjë e keqe. Dhe kush pretendoi me këtë transmetim se unë kam për qëllim dikë prej dijetarëve tanë, sërish e them: padyshim që ai është gënjeshtar arrogant. Dhe Allahu ‘Azze ue Xhel thotë:
وَلاَ تَقْفُ مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ إِنَّ السَّمْعَ وَالْبَصَرَ وَالْفُؤَادَ كُلُّ أُولـئِكَ كَانَ عَنْهُ مَسْؤُولاً
“Dhe mos shko pas asaj rreth të cilës ti nuk ke dije. Me të vërtetë dëgjimi, shikimi dhe zemra, të gjitha ato do të merren në llogari.” [el-Israa, 36]
Dhe thotë Allahu Tebarake ue Te’ala:
ما يلفظ من قول إلا لديه رقيب عتيد
“Për çdo fjalë që thotë, ai ka pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm për ta shënuar atë.”
Andaj le të kemi frikë Allahun për këtë rrugë dhe le të përpiqemi për të shqyrtuar të vërtetën dhe të saktën. Dhe Allahu ‘Azze ue Xhel thotë:
يا أيها الذين آمنوا إن جاءكم فاسق بنبأ فتبينوا أن تصيبوا قوماً بجهالة فتصبحوا على ما فعلتم نادمين
“O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (në është i vërtetë), për të mos i bërë dëm ndokujt padashje, e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë.” [el-Huxhurat, 6]
Kështu që, çdo faqe interneti që përcjell nga unë diçka tjetër në vend të kësaj fjale dhe e përhap atë me qëllim që ta shfrytëzojë fjalën time apo fjalën e dikujt prej dijetarëve, atëherë të tilla faqe të dyshimta edhe sikur t’i quajnë vetet e tyre “faqja e sunetit” “apo faqja ” e të tjera faqe interneti, ne s’mashtrohemi nga emrat. Apo i quajnë vetet e tyre “Kulu-Selefijin”, apo i quajnë vetet e tyre “faqja el-Etheri”, si dhe të tjera emërtime. Këto emërtime, të cilat as nuk të ngopin e as nuk ta shuajnë urinë.
“Ajo që nuk më pëlqeu në tokën e Andalusit
ishin emrat e tillë si Muëtedid dhe Muëtemid
emra me të cilat paqënësisht i kishte çdo sulltan,
Sikur maçoku që fryhet për t’u treguar luan.” [1]
Lus Allahun Tebarake ue Te’ala që ta bashkojë fjalën e Ehli-Sunetit tek e vërteta dhe të na heqë sherrin e deformuesve, abuzuesve, të çoroditurve dhe të nguturve. Me të vërtetë Ai është kujdeset për këtë dhe është i Plotëfuqishëm për ta bërë; lavdërimi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, si dhe mbi Familjen e tij dhe krejt Shokët e tij.
Andaj dije o ti nxënës i dijes se ti je përgjegjës për çdo fjalë që thua:
لا تزول قدما عبد يوم القيامة حتى يسأل عن أربع , عن شبابه فيما أبلاه و عن عمره فيما أفناه و عن ماله من أين اكتسبه و أين أنفقه و عن علمه ماذا عمل به
“Nuk do të lëvizë nga vendi këmba e robit Ditën e Kijametit derisa të pyetet për katër gjëra: për rininë e tij qysh e kaloi, për jetën e tij qysh e përdori, për pasurinë e tij qysh e fitoi dhe qysh e shpenzoi, dhe për dijen e tij ç’ka punoi me të.
Dhe shpresoj që këto fjalë kështu siç janë t’i përhapni në çdo vend dhe të punohet me to dhe t’i transmetoni nga unë – dhe unë me këto fjalë e adhuroj Allahun ‘Azze ue Xhel – që të distancohemi nga deformimi i deformuesve, nga abuzimi i abuzuesve, nga shtrembërimi i ekstremistëve dhe interpretimet e injorantëve. Allahu ju dhëntë sukses të gjithëve në çdo gjë që Ai do dhe kënaqet; lavdërimi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed si dhe mbi Familjen e tij dhe krejt Shokët e tij.
Pyetësi: Allahu ua shpërbleftë me të mira.
Shejkh Suhajmi: Këtë fjalë përhapeni në çdo vend.
Pyetësi: Allahu ju bekoftë, Allahu ju ruajt o Shejkhu ynë...
Shejkh Suhajmi e ndërpret: “Që sot, që sot, përpara ditës së nesërme.
Përktheu: Alban Malaj
Shënim i përkthyesit:
[1] Poeti aludon me këto vargje gjendjen e sulltanëve në Andaluzi të cilët thërriteshin me emrat e Khalifëve të Perandorisë Abaside siç ishte Muëtedidi dhe Muëtemidi që ishin me të vërtetë Udhëheqësa të fuqishëm, ndërsa sulltanët e Andaluzizë të cilët i quanin vetet e tyre me emrat e atyre Khalifëve nuk ishin aspak të atillë. Prandaj poeti i krahason ata me maçokun që fryhet e mjaullit për t’u treguar sikur luani. Kështu i konsideron Shejkh Suhajmi edhe ata të cilët padenjësisht i emërtojnë vetet e tyre si “Kulu-Selefijin” apo “Etheristët” etj.