Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=142656
Pyetje: I nderuar Shejkh – Allahu u dhëntë sukses – pyetësi thotë: ka dalë një deklaratë përpara disa ditësh nga Darul-Iftaa`(Komisioni i Përhershëm për Fetva), për lënien e ndasive dhe mosmarrëveshjeve, dhe thotë se ajo u hyri në punë disave dhe ata i përgjithësuan fjalët dhe thanë se nuk lejohet refuzimi i kundërshtarit dhe as refuzimi i bidatçiut.
Përgjigje: Nuk është kjo në deklaratë, nuk ka në deklaratë se nuk duhet të refuzohet kundërshtari dhe nuk duhet të sqarohet haku (e vërteta) nga batili (e pavërteta), kjo është gënjeshtër ndaj deklaratës. Deklarata përmban këshillë për studentët e dijes që të lënë zënkat dhe bojkotimin mes tyre dhe kryeneçësinë ndaj njëri-tjetrit, për shkak të një mospajtimi të lehtë që ndodh mes tyre apo për shkak të ndonjë keqkuptimi. Ata duhet të këshillojnë njëri-tjetrin, këtë kishte për qëllim deklarata. Kurse interpretimet e tyre kinse ajo ka për qëllim këtë e këtë… përgjegjësia u mbetet atyre, deklarata është e qartë. Po. Nuk ka në të ndonjë problem. Ka shumë njerëz që e interpretuan Fjalën e Allahut me epshet e tyre dhe e shpjeguan atë ashtu siç duan ata, kjo s’ka ndodhur vetëm me këtë deklaratë. Njeriu i batilit (të pavërtetës) e ndjek batilin e tij dhe kërkon si e si ta përkrahë batilin e tij, qoftë edhe duke gënjyer ndaj njerëzve, ndaj Kur`anit dhe ndaj dijetarëve. Po.
Përktheu: Alban Malaj