Burimi: http://www.bayenahsalaf.com/vb/showthread.php?p=65132
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit
Të gjitha lavdet janë për Allahun, kurse lavdërimet dhe shpëtimi qoftë për të Dërguarin e Allahut, si dhe për Familjen e tij, Shokët e tij dhe të gjithë ata që ndoqën rrugën e tij.
E më pas:
Vërtet, është përhapur një pjesë nga inçizimi i ligjëratës sime që e mbajta në Fujush, në Aden të Jemenit, më date 18 Xhumadel-Uula 1434 Hixhrij, ku u përmend gjatë fjalimit tim Shejkhu jonë, Imami Selefij Etherij, el-Alameh Muhammed Ibën Salih el-‘Uthejmin - rahimehullah -. Dhe dolën nga gjuha ime disa fjalë të gabuara, të cilat cënuan hakun e Shejkhut, prandaj unë i kërkoj falje Allahut dhe distancohem para Atij nga çdo shprehje apo fjalë të drejtpërdrejtë, të qartë apo me nënkuptimin e sharjes për këtë Imam, për këtë Mal të patundur në Menhexhin Selefij, me dije, me akijde dhe me vepra.
Kështu që them: me të vërtetë unë kam gabuar në shprehjen time, edhe pse unë besoj se Shejkhu dhe Alameja el-‘Uthejmin është Imam - Allahu i Lartësuar pastë mëshirë për të - në Menhexh, në Akijdeh dhe në Shkencat e tjera të Sheriatit, dhe ky është besimi im të cilin e kam patur përpara këtyre fjalëve dhe mbas tyre. Dhe Allahut i kërkoj që të më ruajë nga sharja e Ehli-Sunetit, aq më tepër nga sharja e Imamëve dhe Ulemave tanë, Allahu i mëshiroftë ata që kanë vdekur dhe u dhënë sukses dhe korrektësi atyre që janë gjallë.
Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij dhe të gjithë Shokët e tij.
Shkroi:
Dr. Ahmed Ibën ‘Umer Ibën Salim Bazmul
Nata e të Shtunës, 25 Rexheb 1435 Hixhrij
Përktheu: Alban Malaj