Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: el-Lubaab min mexhmu’i nasaih ue teuxhijhat esh-Shejkh Rabij’ lish-Shebaab, fq.503-504

 

Pyetje: Cila është fjala juaj për atë që akuzon Shejkh Albanin – rahimehUllah – me irrxha, siç është Shejkh Sefer el-Hauali? [1]

Përgjigje: Unë them se padyshim që ai i ka bërë zullum Shejkh Albanit dhe unë mendoj që murrxhiat sot janë ata të cilët pasojnë Sejjid Kutbin. Unë mendoj që pasuesit e Sejjid Kutbit, ata të cilët e shenjtërojnë atë dhe i mbrojnë librat e tij, në të cilat ka sharje për disa Profetë, ka sharje për disa Sahabë, ka tekfir për të gjithë Umetin, ka tekfir për disa Sahabë, ka besimin që Allahu gjendet në disa prej krijesave (el-huluul), ka besimin që çdo gjë që ekziston është Allahu (uahdetul-wuxhuud), pra ata të cilët e mbrojnë këtë njeri dhe librat e tij dhe metodat e tij, unë mendoj se ata janë prej murrxhiave ekstremistë.

Shejkh Albani është selefij dhe në menhexhin selefij, mirëpo kur ai ka qenë duke biseduar apo debatuar, ka rastisur që të dalin prej tij disa shprehje të cilat ne nuk i pranojmë. Ama nëse i studion librat e tij që nga fillimi i jetës së tij e deri në fund të jetës së tij, do të shikoni se ai vetëm miraton menhexhin e selefëve dhe refuzon murrxhiat. Lexoni librin e fundit që shkroi, komentin e tij në librin edh-Dhebb el-Ahmed ‘anil-Musnen el-Imam Ahmed, lexoni faqen 32 dhe 33, sepse aty do t’ju bëhet e qartë që ky burrë është në medhhebin e Ehli Sunetit dhe Xhematit për sa i përket Imanit, që ai shtohet dhe pakësohet, që vepra është prej Imanit, e pikërisht kjo është akideja e Ehli Sunetit dhe Xhematit. [1]

Ama sa i përket për shembull disa shprehjeve që kanë dalë nga ai, unë e lus Allahun që ta falë atë për ato shprehje dhe ne nuk e miratojmë për ato që ka thënë. Madje unë e kam refuzuar atë për disa gjëra, duke ruajtur respektin dhe vlerësimin tim për të, si dhe duke e justifikuar. Allahu e faltë dhe e mëshiroftë.

________________

Fundnota:

[1] Shënim i përkthyesit: Ka thënë Shejkh Albani – rahimehUllah –: “Ky njeri (‘Abdul-Kuddus el-Hashimij) është në medhheb hanefij dhe në akijde maturidij dhe dihet mirë që ata nuk flasin me atë që ka ardhur në Kuran dhe Sunet dhe me etheret e Sahabëve, ku thuhet qartazi se Imani shtohet dhe pakësohet, se veprat janë prej Imanit dhe se ky është besimi i shumicës së dijetarëve të hershëm e të mëvonshëm, me përjashtim të hanefive sepse ata vazhdojnë të kundërshtojnë me këmbëngulje, madje i refuzojnë haptazi ata, aq sa njëri prej tyre e tha troç që ky besim është kufër dhe rrideh – Allahu i Lartësuar na ruajttë! – sepse ka ardhur tekstualisht në librin “el-Bahr err-Rra`ik” të Ibën Nuxhejm el-Hanefij (8/205) se: “Imani nuk shtohet dhe nuk pakësohet sepse Imani sipas nesh nuk është prej veprave.” [edh-Dhebb el-Ahmed ‘anil-Musnen el-Imam Ahmed, fq.32-33]

 

Përktheu: Alban Malaj